Kerkesa e Palestines Komiteti i OKB nis shqyrtimin

Komiteti i pranimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, zhvilloi takimin e parë për të marrë në shqyrtim kërkesën palestineze për njohjen e shtetësisë së plotë nga organizata. Komiteti pritet që përfundimet e veta t’ia raportojë Këshillit pas dy javësh.
Komiteti që shqyrton kërkesat për njohje nga shtetet e reja, përbëhet nga 15 anëtarë të shteteve që përbëjnë edhe Këshillin e Sigurimit. Takimi I parë mblodhi të dërguarit special të këtyre shteteve pranë OKB-së. në përfundim, ëhstë vendosur për një mbledhje të dytë javën e ardhshme. Normalisht, periudha e shqyrtimit të një kërkese për njohje është maksimumi 35 ditë, mirëpo diplomat perëndimorë, thonë se në këtë rast mund të ketë vonesa.
Deri tani, palestinezët kanë vetëm gjashtë vota në favor të kërkesës së tyre në këshillin 15 anëtarësh, pa llogaritur këtu veton amerikane kundër, të paralajmëruar nga vetë presidenti Obama.
Juli Prifti