Piktori i pasur, Lucian Freud

Freud vdiq në shtator të vitit të kaluar, në moshën 88-vjeçare. Për shkak të portreteve të tij të fuqishme ai ishte një nga artistët më të vlerësuar dhe më të njohur, dhe si rrjedhojë, para brushës së tij pozuan shumë personalitet të njohura, që nga mbretëresha Elizabet II e deri te supermodelja Kate Moss.
Mediat britanike pohojnë se asistentit të tij shumëvjeçar, David Dwason, Freud i la 2.5 milionë paund dhe një shtëpi. Dawson ishte model i vepër së fundit dhe të papërfunduar të Freud “Potreti i Zagarit”, në të cilën shihet edhe qeni i piktorit Eli.
Pjesën tjetër të pasurisë Feud ia la avokates së tij, Diana Rawstron, dhe njërës prej vajzave të tij, Rose Pearce, të cilat edhe u emëruan si zotëruese të testamentit të Freud, që nënkuptonte se ato duhet të ndanin gjësendet e tij ashtu siç kishte dëshiruar sa ishte gjallë.
Ndryshe Freud, që ishte nipi i psikoanalistit të famshëm Sigmund Freud,u martua dy herë dhe kishte disa fëmijë.