E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthim i suksesshëm i Aznavour

Në sallën Gibson, në Los Angelos, shansonieri i njohur francez, Charles Aznavour ka mbajtur të martën një koncert para 6,000 njerëzve.

Sipas agjencisë AFP, Aznavour, i cili këtë muaj mbushë 88 vjet, mbajti një koncert fantastik, duke hedhur kështu poshtë pohimet se vuan nga probleme serioze shëndetësore.

Gjatë koncertit Aznavour interpretoi edhe këngën e tij të njohur

"Le temps", por edhe "I didn't see the time go by", "To my doughter" dhe

"Te espero".

Pas tre vjet pauze, Aznavour duhej të mbante disa koncerte në New York, por ata u shtynë pa u dhënë ndonjë arsye. Shërbimi tij për media njoftoi të martën se koncertet e parapara për 26, 27 dhe 28 prill do të mbahen “më vonë”, megjithëse nuk u precizua se kur do të jetë kjo “më vonë”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›