"Java e Kulturës" sjell festivalin folklorik tipologjik
Autori i Lajmit: red.
Festivali i 6-të folklorik tipologjik kombëtar i sazeve, një ndër aktivitetet më të rëndësishme kulturore të organizuara në Korçë, në kuadër të "Javës së Kulturës" do të zhvillohet në datat 25-26 shtator në sallën e teatrit "A.Z.Çajupi" të këtij qyteti.
Ky aktivitet i organizuar me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të Qendrës Kombëtare për Veprimtaritë Folklorike dhe Bashkisë së Korçës, është një prej veprimtarive më të rëndësishme në rang kombëtar, që synon ruajtjen e vlerave dhe trashëgimisë kulturore në fushën e muzikës popullore. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë 10 grupe folklorike që do të shpalosin nëpërmjet interpretimeve të tyre vlera të trashëgimisë kulturore të muzikës dhe këngës popullore. Grupet folklorike nga Korça, Bilishti, Pogradeci, Kolonja, Përmeti, Delvina, Berati, Tepelena, Lushnja dhe Struga e Maqedonisë do të jenë pjesëmarrëse të këtij aktiviteti. Në natën e fundit të festivalit do të ndahen çmime për instrumentistët dhe grupet më të mira folklorike të këtij aktiviteti.
Festivali foklorik tipologjik kombëtar i sazeve këtë vit është një prej aktiviteteve më të rëndësishme në kalendarin e veprimtarive të javës së kulturës në qytetin e Korçës, krahas aktiviteteve të tjera si çelja e ekspozitave, shfaqjet e komedive, festa e lakrorit dhe gatimeve tradicionale, si dhe ditët e trashëgimisë kulturore.
Ky lajm është publikuar: 25/09/2008