Shiti fëmijën, ekstradohet nga Greqia i shumëkërkuari
Ekstradohet nga Greqia Ziko Lena, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare. 60 vjeçari Lena, nga Pogradeci është dënuar në mungesë me 21 vite burg për veprën penale të “trafikut të të miturve”. Në dhjetor të vitit 2001, Ziko Lena, siguroi kalimin e një të gruaje shqiptare shtatzanë drejt Greqisë dhe e strehoi atë në një klinikë.
Pas lindjes së fëmijës, 60- vjeçari i ndihmuar edhe nga bashkëshorti i gruas e kanë shitur fëmijën kundrejt shumës së 500.000 lekëve. Ziko Lena mbërriti mëngjesin e sotëm në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ku iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. < I mëparshmi