E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISKSH paketat e sherbimit. Hana 2 vjet per funksionimin e ligjit

Miratimi i ligjit per sigurimet shëndetsore, do ti jape të drejten Institutit te Sigurimeve të Kujdesit Shëndetsor, qe te beje blerjen e paketave te shërbimeve që do të vihen në dispozicion të pacientëve, te ofruara keto si ne institucionet publike dhe ato private. Drejtoresha e ISKSH-së thotë se do të duhen rreth 2 vjet kohë që ligji të zbatohet ashtu si duhet në të gjitha hallkat e tij.

"Me hyrjen në fuqi të këtij ligji mund të fillojë blerja e shërbimeve në privat, por paraprakisht ne do të koncentrohemi në fuqizimin e sektorit publik, i cili tashmë ka hyrë në një fazë të re, në një treg shëndetësor, është duke përfunduar faza e kostove të shërbimit në të gjithë spitalet tona. Do të kostifikohet paketa e shërbimeve të parësorit, dhe brenda këtij viti këto procese mbarojnë", thotë Elvana Hana, drejtoreshë e ISKSH-së.

Implementimi i këtij ligji do të beje të mundur krijimin e nje tregu real shëndetsor në vend, te bazuar ne cilësi, kosto dhe efektivitet. Para procedimit te kontraktimit do te kete nje proces te rrepte monitorimi për cmimet e shërbimeve, që do te blihen nga ISKSH, duke perfshire ketu edhe barnat.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›