Frika nga gjakmarrja, 8 fëmijët e familjes Marku të ngujuar në shtëpi

Vetëm pak km larg metropolit, ku të gjithë enden të lirë, familja Marku vuan ngujimin. Nga kjo shtëpi kullë të gjithë frikësohen sapo dëgjojnë një krisëm dhe këtë herë jo vetëm burrat e shtëpisë, siç thotë kanuni por edhe fëmijët. Janë 8 fëmijë nga klasa e parë deri në gjimnazë që këtë ditë ngurrojnë të shkojnë në shkollë.
Këtu është "luks" të mendosh për shpenzimet për libra të rinj apo i rrobave që sot vishen për herë të pare, por i frikës se gjakësi mund të vij aty, në oborr të shtëpisë apo rrugës për në shkollë. Floriani sot hidhet në klasë të pestë. Librat e shkollës ende nuk i ka blerë dhe shkolla për të nuk nis si gjithë të tjerët.
Ndërsa vëllai i tij, gjimnazitë, thotë se ka frikë të shkoj në shkollë sepse ai tashmë e di çdo të thotë gjakmarrje dhe ngujim, është i rritur për të kuptuar plagët e fenomemenit shkatërrues në Shqipëri, hakmarrja.
Edhe pse për babin e fëmijëve, Pjerin Marku dita e parë e shkollës është emocionuesi, ai ia dhuron puthjen fëmijëve vetëm në këtë ambjent të errët të kësaj shtëpie.
Një çantë e vjetër, 2 fletrore dhe mijëra këshilla "bir, bëjë kujdes" sot vlejnë për Florianin dhe 1000 fëmijë që sot vuajnë ngujimin dhe ndrydhin emocionet e ditës së parë të shkollës.