Piloti Qirjako Dhima, Ne kursantët shqiptarë, në lavdinë e shkollës ruse
Autori i Lajmit: Denisa KONA
Ai është ndër ata pilotë të karrierës që pati fatin të shkollohej në Bashkimin Sovjetik, të mësonte drejtimin e avionit nga mjeshtrat rusë e të krahasohej me kursantët nga dhjetëra vende të botës. Me një krenari të dukshme, ish piloti e më pas, komandanti i katërshes, e akoma, zv.komandant skuadrileje, në 66-n , sot pensionisti Qirjako Dhima, tregon për ato vite djaloshare, kur në tokën e bardhë ruse hodhi rrënjët profesioni i tij i flutuesit. Dhe nuk kishte qenë e lehtë. Qirjakon komisioni shëndetësor në Tiranë në fillim e kishte nxjerrë me zmadhim zemre dhe një mjek do ti këshillonte nisjen e cigares për të përmirësuar parametrat fizikë. E habitshme, por e vërtetë! Në intervistën e mëposhtme ai tregon peripecitë dhe sfidat për tu bërë pilot, që jo të gjithë kanë mundësitë ti kapërcejnë.
-Dita e parë kur mendove që do të bëheshe pilot. E kishe ëndërruar që i vogël, apo kështu ta caktuan?
Fëmijërinë e kam pasur shumë të varfër, më vdiq babai shpejt, u vra aksidentalisht nga një bombë. Babai im çoban me dhi ishte. Mbarova në fshat 4 vjet shkollë, fshati nuk kishte 7-vjeare, atje ku duhej të shkoja, ishte me konvikt dhe ne nuk kishim para për të paguar konviktin. Kështu që detyrimisht më mbetej të kaloja çoban. Fshati ynë është shumë i thepisur, pavësisht se është në bregdet. Atje me dhi shikoja hone, shkëmbenj, ku flururonin shqiponja, pëllumba të egër dhe unë humbisja duke i soditur, mendoja sikur të fluturoja si këto, që të shihja nga lart vendin tim. Por nuk e kisha ëndërruar kurrë, se mund të fluturoj. Për fat, pas një vitit e gjysmë stazhi si çoban, kisha një xhaxha këtu në Tiranë, atij i vinte keq dhe më mori në shtëpinë e tij. Më mbajti dy vjet gjatë të cilave bëra shkollën “11 Janari”, pastaj hyra në shkollën “Skënderbej”. Shkolla “Skëndërbej” në atë kohë kishte edhe gjimnazin, ishte edhe shkollën “7 Nëntori”, dhe një pjesë e skënderbegasve dilnin për mjekësi, një pjesë për teknikë. Kishte edhe lëndë ushtarake. Kur pas 10 ditësh më thërrasin dhe më thonë: se më kishte dalë bursa për aviacion në Bashkimin Sovjetik. Gëzimi ishte i madh, por një vit më parë, nga kontrolli mjekësor kisha dalë i paaftë nga komisioni mjekësor. Kisha zmadhim zemre. Edhe unë u gëzova që do të vija në Bashkimin Sovjetik, por jo se do të bëhesha pilot. E dija që piloti duhet të ishte me garanci të mëdha mjekësore.
-Si ka mundësi që kishit zemër të zmadhuar aq i ri?
Është e shpjegueshme, sidomos në atë moshë adoleshence. Merresha me gjimnastikë dhe futboll, bile përfaqësonim ekipinin e Partizanit në gjimnastikë në kampionatin kombëtar. Në këtë moshë, prej sportit lind një lloj zmadhimi zemre. Ky konkluzion mu dha para së të shkonim në Shkollën e Bashkuar, kur na transferuan në vitin e katërt. Madje, mua më nxorrën të papaftë edhe për ushtrinë, prandaj më 31 gusht më kishin prerë biletën të shkoja të merrja maturën në gjimnazin e Shkodrës me bursë shteti. U mërzita. Nuk kishte kush të më ndihmonte. Por, ditën e fundit doli urdhri që të tërë ata që dolën të paaftë, të bëjnë edhe një vizitë tjetër në spital ushtarak. Vemi atje, diçka ndikoi. “Je i aftë,- më thotë mjeku. Nuk e besova. Mendova se si duket nuk plotësohet numri i kursantëve në Shkollën e Bashkuar edhe duan të më mbajnë të mbaroj këtu. Megjithatë, ka qenë një mjek i vjetër aty, prof. Dibra që më thotë: “Ti djalë e pi duhanin?” “Jo i thashë. “Më fal, -më thotë, që po bëj një shkelje të zanatit tim, por e mira është të pish 4-5 cigare në ditë”. “Nuk e honeps dot”, i thashë. “Pije se të bën mirë,- më tha,- Të frenon lëvizjen dhe kjo do të përmirësojë zemrën, se me këto ritme të zmadhimit të zemrës, është pak e frikshme.” Unë nuk e kuptoja atëherë, por e nisa cigaren, 4-5 në ditë. Kur mbarova maturën me medalje të artë dhe më nxorën emrin për pilot, dolëm prapë në komision, por këtë herë ndodhi e kundërta: Ata që kishin dalë të aftë më parë, dolën të paaftë dhe ne që kishim dalë të papaftë herën e parë, dolëm të aftë. Nja 5 veta dolëm të aftë. Unë ia vura këtë ndryshim, cigares. Kështu shkova në Bashkimin Sovjetik. Pas 14 orësh udhëtim arritëm në Moskë. Me 170 km në orë ecte avioni i transportit, ishte me helikë. Në atë kohë kemi pasur këtë avionin me helikë, por vinte edhe Posta ruse, edhe ajo ishte e njëjta. Nuk kishin ardhur avionët reaktivë akoma.
-Dy herë në komision shëndetësor me dy konkluzione të kundërta. Po në Bashkimin Sovjetik, si e kaluat këtë provë?
Nga të vjetrit dëgjova se komisioni shëndetësor atje është shumë herë më i vështirë se këtu. Këtu mendova do më kthejnë. Po të paktën erdha në Bashkimin Sovjetik e do më çojnë në një shkollë tjetër. Dola në komision, të tëra në rregull, më del tensioni 11 me 7. Mjeku më tha: “Ti do të vish nesër në orën 10 prapë, që të të kontrolloj tensionin. Ndërsa ju të tjerët qëndroni këtu”. Atyre të tjerëve u kishte dalë edhe më i ulët. Në mëngjes, tensioni është më i ulët se gjatë ditës dhe si duket ne sapo ishim ngritur nga gjumi…Nejse. Meraku më bënte të shkoja ndër mend më të keqen. (Duhet të them që ne kishim bërë russisht në shkolldhe kuptonim ca. Më thotë mjeku, “Pse mërzitesh?” Ia ktheva përgjigjen. Ai më tha: “E pi duhanin?” E pi i thashë. “Filloje që në mëngjes e deri në orën 10 e mbaron atë paketë. Ndiz e fik, ndiz e fik. Pjesën e tymit nxirre jashtë. Por ama, kur të shkosh atje, do ta kesh 12 me 8.” Kur dola jashtë nga komisioni, po kërkoja rusin që ta falenderoja. Në fakt, unë nuk e kam timin tensionin 12 me 8. Por e kam pasur 11.8 me 8 gjithë jetën deri para 5 vitesh.
Pasi dola nga komisioni, unë aty fillova për herë të parë të mendoj realisht se do të bëhem pilot. Por më dukej si çudi.
-Në cilën shkollë ju vendosën dhe a kishte atje edhe shqiptarë të tjerë? Na tregoni për ato vite
Kishte dhe një pjesë të madhe i njihnim se kishin qenë skënderbegas para nesh.. Por më e rëndësishmja, na pritën shumë mire dhe atje u ambientuan shumë shpejt. Por si çekiç na rrinte shqetësimi: “Vallë do të bëhemi dot pilotë?” Kur e shikon avionin në pamje të jashtme, sa i bukur, edhe i frikshëm është. Aq më tepër që ne do të drejtonim avion luftarak, që është edhe më i vështiri. Por më parë filluam teorinë. Për teori nuk kisha frikë. Nuk ishte më e rëndë se matura jonë. Kështu që ne shkëlqyem që në fillim në teori. Shkolla e përgatitjes së pilotëve, “Çkallov” (kishte emrin e pilotit të madh rus, i pari që kaloi Polin e Veriut me avion, një nga të rrallët në botë). Ndërkohë, me gjuhën u ambientuam shumë shpejt. Nuk kërkuam vit përgatitor por vetë 3 muaj. Mezi na e miratuan. Kështu ne dolëm pilot një vit para se planifikimi. Meqenëse nuk mund të haje normë ushqimi pa fluturuar, rusët kur na pamë pak si të dobët, që të na jepnin normën e pilotit, na hodhën me parashutë në dimër, që të na fillonin ushqimin që në dimër dhe kur të fillonin provat me avion, të ishim normal. Ishte dimër kur u hodhëm. Kudo dëborë.
Fluturimi i parë me parashutë ishte habi më vete: Kishte brenda edhe habinë, edhe ankthin, edhe guximin, edhe bukurinë. Ndërsa par rënies doje të hidheshe prapë. Parashutizmi kështu është.
-A ka rrezik hedhja me parashutë?
Posi jo. Rreziku i parë është të mos të hapet parashuta. Je i vdekur. Ndodh të thyesh ndonjë këmbë, se varet ku bie.Vërtet që parashutën e kontrollon, e rrotullon, e kthen, i shuan rrëshqitjen, por ty nga sipër mund të të duket terren i mirë, por mund të jetë i vështirë. Unë e pësova vetë. Mu duk bardhësi dhe nuk e dallova gropën që ishte e mbuluar. Ishte shumë e madhe. Për çdo rast rreziku parashutisti mban një thikë me vete, sepse mund të të ngecet një këmbë në litarin e parashutës dhe po ngece ashtu, kur të arrish token, thyen kokën.
-Nga grupi i nxënësve shqiptarë që u nisët nga Tirana, a e kaluat të gjithë provën e parë për pilot?
Unë shkova me një grup të madh, njëherësh 20 veta. U bë komisioni mjekësor dhe mbetëm 12. 7 prej nesh dolën të paaftë që në fillim. Njëri nga këta që doli i aftë, shfaqi frikë për hedhjen me parashutë dhe këtu instruktorët ishin të prerë. E përjashtuan menjëherë sa e dëgjuan.
-Domethënë, për frikën nuk kishte as negociata, as punë psikologjike. Të hiqnin…
Po pate frikë, nuk bëhesh dot pilot. Është marrëzi, sepse frika të çorodit dhe ose të do vritesh vetë ose do të vrasësh ndonjë tjetër dhe do të shkaktosh edhe humbje të mëdha me shkatërrimin e avionit. U futëm për fluturim 19 veta nga Shqipëria dhe mbaruam vitin e parë në helikë.
-Vetëm shqiptarë kishte grupi dhe shkolla apo vinin edhe nga shtete të tjera?
Kishte rusë shumë. Pastaj kishte mongolë, vietnamezë, më vonë erdhën hungarezë. Kishte edhe polakë. Vitin e parë në grup nuk patëm të huaj. Vitin e dytë na erdhën hungarëzët.
-Në cilësinë e kursantit- pilot, a kishte ndonjë lloj rëndësie kombësia?
Po, ka të bëjë edhe Kombësia. Ja tju tregoj. Hungarezët përshembull, kishin jetuar mirë, kishin civilizim më të lartë se ne, por kishin dhe anët negative. Po qe puna për trimëri, ne nuk na e dilnin. Qenë shumë larg. Për shkathtësi mendore e fizike, ne i hanim ata. Këto u vërtetuan. Kishin një gjë të mirë, që shteti i tyre i furnizonte dhe ata rrinin me uniformën e tyre. Kurse ne vishnim uniformën ruse. Kjo ishte kontrata jonë.
Po kthehem tek cilësitë që i jep kombësia. Këto dallime nga nxënësit e vendeve të ndryshme, vendasit, rusët, i shikonin. Dhe rusët janë popull shumë interesant.
-Çfarë përshtypjeje lanë nxënësit shqiptarë tek instruktorët dhe kolegët rusë ?
-Ata janë njerëz zemërbardhë, të kulturuar edhe në fshat dhe e pëlqenin thjeshtësinë. Rusët janë të natyrshëm. Ne u kishim hyrë në zemër, se nuk shisnim mend. Ndërsa hungarezët përshembull, zgjidhnin, ishin qibarë, sepse shumë vinin nga një jetë aristokratike.Por rusët janë me gjithë mend të thjeshtë. Unë kam qenë edhe në Rusi, edhe në Kinë. Por janë popuj krejtësisht të ndryshëm. Në Kinë nuk di ku je, nuk ambientohesh dot, kurse në BS ishim si në shtëpinë tonë. Rusët linin kokën për ne
-Cilët ishin kursantët-pilotë më të mirë në këtë shkollë? Nga cilat vende?
Mongolët, vietnamezët shfaqnin shumë dobësi, çekët, polakët dhe gjermanët ishin pilot shumë të mirë, që dalloheshin, bullgarët ishin aty-aty me ne, pak më të ngadaltë, ndërsa rusët padyshim që ishin të mirë, sepse ishin në vendin e tyre dhe zgjidheshin në shumë sita. Por ishin edhe shumicë në shkollë. Në pamje të parë, rusët bënin shumë gafa, por kjo vinte nga që ishin më shumë. Ne duke qenë pak, bënim shumë kujdes, ruheshim dhe na ruanin, sepse çdo gafë e jona binte shumë në sy. Nxënësit rusë, çfarë nuk bënin që të dalloheshin dhe të kishin karrierë, kishte rivalitet jashtëzakonisht të madh. Kurse ne vinim 20 e mezi dilnim 7 apo 8 pilotë për Shqipërinë. Skualifikoheshin të tjerët: Dikush nga shëndeti, dikush nga gabimet në fluturim. Dhe rusi nuk të falte. Po të të thoshte jo, ishte e kotë të ngulje këmbë: Nuk bëheshe pilot. Pra, dua të them, që shqiptarët ishin goxha mirë, ndërsa grupi ynë rastisi edhe më i mirë dhe sot e kësaj dite, fotoja e këtij grupi gjendet në korridorin e lavdisë së shkollës “Çkallov”. Kështu, grupi ynë u nis me 19 vetë dhe përfunduam pilotë vetëm 11.
-Kur erdhi momenti për tu kthyer në Shqipëri, ishte gëzim apo mërziti? Ku u emëruat? Çfarë detyre morët?
Ishte gëzim i madh dhe të them të drejtën, qëlluam me fat. Vitin e fundit, nga maji 60 deri në tetor, ne na priu fati. Na transferuan nga shkolla “Çkallov” sepse atë shkollë e kishin krijuar me urdhër të veçantë të Stalinit dhe Hrushovi më 1960 shkurtoi në ushtri 1 milionë e 200 mijë vetë. Këta 200 mijë ishin nga aviacioni, mes tyre edhe shkolla jonë. Kjo është hakmarrja politike. Ne na transferuan në Kuban (Krasnadar), një krahinë e njohur si qendra e kozakëve. Atje gjetëm në shkollë një ekip instruktorësh, pilotë të klasit të parë, me një moshë mesatare 35 vjeç dhe ishim në vitin e tretë të shkollës. Ishte fat, se kur të mësojnë njerëz të tillë, të mësojnë atë që duhet. Gjithë grupi mbaroi shkëlqyshëm.
-A ishit të ndërgjegjësuar në këtë kohë, se ky profesion ka supriza” edhe të pakëndshme e deri fatale?
Po, po. Ne pamë kursantët rusë që u vranë, që i njihnim, pamë edhe raste të tjera që na ndodhën edhe me shokët tanë. Në atë shkollë me 900 kursantë, në mos javë, nuk kishte muaj që të mos vritej ndonjë kursant (flasim për periudhën kur kishte fluturime, në verë). Rrezikun e dinim, aq më tepër që ne mbaruam për pilot gjuajtës, që ka gjithë detyrat të më të vështira nga të gjitha kohët e aviacionit.
-A paguhen më mirë pilotët gjuajtës? Ju domethënë?
Absolutisht njëlloj. Nuk kemi marrë më shumë. Kurse në Rusi ishin këto dallime.
-Të jep krenari ky profesion?
Jo vetëm krenari, por të jep edhe një ndjesi të çuditshme, që pa fluturuar nuk jeton dot. Kthehet në një ves. Dhe ky ves nuk hiqet kollaj. Fluturimi të rrëmben.
-E keni ende dëshirën që të fluturoni, pas shumë vitesh në pension?
Të më thonë, që tani vete. Ndoshta nuk më lë shëndeti ti bëj të tëra, por pjesën më të madhe të detyrave i bëj edhe tani. Përvojën e kam, shprehitë i kam.
Të kthehem tek ardhja në Shqipëri. Kur erdhëm në Rinas, zbritëm nga T104, avioni rus, që bënte rrugën Moskë-Tiranë, sa dolëm tek dera, shohim poshtë tek shkallët një kolonel, pilot i klasit të parë. Nuk e njihnim. Ai na u prezantua: “Jam komandanti i regjimentit të “Qytetit Stalin”, kolonel Niko Hoxha” dhe na nderoi. Ne e kishi dëgjuar, por nuk e njihnim. Ishte një komunikim shumë i thjeshtë por na hyri në zemër. U mblodhëm të gjithë. Ky na pyeti: “Nga je ti, nga je ti”. Ne ishim 11 veta. Pasi u prezantuam se nga ishim, ai tha i habitur e i entuziazmuar: “Këtu qenka gjithë Shqipëria!”. Që aty na mori dhe na çoi në Ministrinë e Mbrojtjes. Atje na priti drejtori politik i asaj kohe, gjeneral Sadik Bekteshi. U ulëm. Pyetja e parë: “A dini gja?”. “Jo,- i themi”. Në fakt, diçka dinim, por nuk e kishim zyrtare. Dëgjoni,- tha.-Hrushovi ka tradhtuar Marksizmin dhe po priste reagimin tonë. Ne nuk mund të thoshim që e dinim, se do të na gërmonte, “Kush ua tha”? Ne iu përgjigjëm: “Ne jemi ushtarë të atdheut, nuk na intereson shumë”. Pasi na pa në sy, mori në telefon Hysni Kapon dhe i thotë: “Shoku Hysni, kam këtu na tavolinë pilotët që u kthyen nga Bashkimi Sovjetik. Më thanë që “ne jemi ushtarë të atdheut”. “ E dija unë këtë. Bëju të fala nga unë”, qe përgjigja e Hysni Kapos matanë telefonit. Në fakt, ne ishim të përgatitur shpirtërisht që në maj të ktheheshim prapë atje, që të fillonim specializimin me MIG 21.
-Nuk kishin mbaruar studimet tuaja në Bashkimin Sovjetik?
Ishte fjala për specializim, sepse qemë diplomuar. Ne na kishte ardhur programi njëvjeçar. Por ngaqë u prenë marrëdhëniet, u mbyll ky shans. Sidoqoftë, shkuam në repart, filluam fluturimet në Kuçovë. Filluam detyrat nga A-ja. U ambientuam me vendin tonë. Atje fushë dynjaja, këtu male. Atje, kur shihnim Kaukazin me dylbi na dukej çudi e madhe përtej ishte Shqipëria.
Piloti Qirjako Dhima
Pse u grinda me gruan time, ditën që dola në pension
Ajo më akuzon: Sëmundjet i kam prejt teje”. I them: “Të kam gënjyer gjë?”
-Çdo pilot ka një familje dhe përgjegjësinë prindërore si çdokush. Si është jeta familjare e një piloti?
Një përgjigje të vetme nuk e jep dot, sepse së pari varet se çfarë tipi je. Ka tipa të ndryshëm pilotësh. Ka tipa të thjeshtë, të qetë, të sinqertë, por ka edhe të ndryshëm. Pjesa më e madhe e pilotëve, mbi 80% kanë bërë jetë familjare shumë normale, pa ekstreme. Por ndërkaq, piloti për vetë natyren e punës së tij, e di se çfarë problemesh i krijon familjes. Ai e njeh rrezikshmërinë.
-A jua thoshit grave rrezikun? Kur e morën vesh ato?
Gratë me njëra-tjetrën bisedonin. Në atë kohë nuk mund të merrej informacion nga radiot, gazetat, se nuk shkruhej për këto. Bile, në atë kohë, shumë rrallë mund të gjeje në shtyp për jetën e një piloti, sakrificat etj. Por gratë shumë gjëra kishin arritur ti mësonin. Disa pilotë ua kishin treguar grave të tyre rreziqet, por edhe ata që nuk u kishin thënë gjë, gratë e tyre i kishin mësuar nga shoqet.
-Thonë se keni qenë djem të adhuruar prej profesionit dhe uniformës së saj
Po, pilotët kanë qenë të preferuar që të rinj, nga vajzat. Unë personalisht nuk shihja shumë se kush më adhuronte. Vija nga një jetë e vështirë dhe problemi im ishte se si të krijoja një familje që ti bëhej krahë edhe vëllezërve të mi, Unë nuk kisha baba dhe isha më i madhi, duhet të mbaja vëllezërit. Kështu që e shihja problemin në një kënd tjetër. Mu mbush mendja atje ku e mora, ishte një familje me dhjetë fëmijë dhe unë pyeta për të gjthë. Ishin njerëz shumë të rregullt. Pra, nuk prita që të më zgjidhnin vajzat, por e zgjodha vetë. Por duhet të them, se as për atë nuk ishte e lehtë. Të gjithë i folën, e këshilluan edhe e ëma i tha: “Ti moj vajzë merre, por ki parasysh se çrrezikshmëri jete ka ai” Mirëpo dashuria doli më e fortë. Pastaj, një 20- vjeçare nuk i mendon gjërat kaq gjatë, nuk i mendon rreziqet, e merr jetën më me optimizëm dhe ndonjëherë është më mirë kështu. Ajo ishte mësuese dhe mua kjo gjë më pëlqente. Komandanti që kishim ne, Nikoja, na thoshte: “Për ju është më mirë të merrni mësuese, kanë orar të kufizuar, dhe mund ti rregulloni me punë në qytet. Kështu që mund ti rregullonim afër shtëpisë, fëmijëve. Në këto pika unë isha në rregull.
-Çfarë problemesh ka për një grua të jetojë me një pilot?
Ne vërtet u martuam njëri pas tjetrit, por vumë në shqetësim gratë tona për vite me radhë, aq sa po ti pyesësh, do të thonë që ilaçet që pinë sot, i kanë prej nesh. Sidomos natën, kur kishim fluturime, zhurma natën e avionëve është më e frikshme. Këto gra mblidheshin kur kishin mundësi në një shtëpi dhe kur afrohej koha që të mbaronte fluturimi nga ora 12, 1 e natës, dilnin nëpër dritare. Gjithë kohën përgjonin zhurmën e avionëve: A dëgjohet zhurma? Po fluturojnë? Ka drita në aeroport? Nëse ndodhte të ndërpritej zhurma e avionëve dhe kur fikeshin dritat në aeroport, ato i pushtonte ankthi: “Pse ndaluan fluturimet, çfarë ka ndodhur?” Kjo tregonte që tek ato kishte nisur një grumbullim shqetësimi. Tek disa ishte më e fortë, disa e përballonin, por kishte që e përjetonin kaq dramatikisht, sa qetësoheshin vetëm kur u vinin burrat në shtëpi. Ishte stres thuajse i përditshëm, apo 1 herë në dy ditë. Gruaja më akuzon edhe sot. Shumicën e sëmundjeve, ti mi ke bërë. I them: “Të kam fshehur gjë? Të kam thënë që jam pilot, profesioni është i vështirë”.
-Besoj se gruaja jote është e lumtur që tani ti nuk fluturon më dhe besoj e ka puthur ditën kur ke dalë në pension
Po kështu është. Por ditën e pensionit tim, u zumë. Ajo kishte bërë darkë, gjithë të mirat. Kur shkoj në shtëpi, i them: “Hiqi këto që këtu”. Isha me nerva. Ajo donte ta festonte, kurse unë jo. Për mua dita e pensionit ishte e trishtuar, po ndahesha nga avioni, dhe nuk e imagjinoja dot se si tash e tutje mund të rroja pa fluturuar.
Frika
Me thënë të drejtën, 95% e atyre që kanë fituar dhe kanë dalë pilotë, e kanë të përjetshëm dhe të pakthyeshëm këtë pasion. Por një 5%-sh i ka zënë era, janë përpjekur të shmangen nga ky profesion se nuk i ka lënë frika të qetë. Kanë kërkuar detyra te tjera, etj.
Ky lajm është publikuar: 14/12/2009