Pinari e protokolloi kontratën me “SAC” një ditë pas shpërthimit
Dëshmia e zyrtares së Ministrisë së Mbrojtjes zbardh skemën
Habjon Hasani
Një ditë pas shpërthimit tronditës në Gërdec, Ylli Pinari është paraqitur në zyrën e protokollit të Ministrisë së Mbrojtjes me një kontratë në dorë (mes MEICO-s dhe Southern Ammunition) dhe i ka kërkuar punonjësve ta protokollonin në regjistrin e muajit dhjetor. Dëshmia e punonjëses së protokollit të Ministrisë së Mbrojtjes dhënë në prokurori disa javë më parë duket se ka “vulosur” jo vetëm falsitetin e kontratës, por edhe pistën e trafikimit ndërkombëtar të armëve. “Albania” ka mësuar se grupi hetimor i çështjes ka vërtetuar shkencërisht tashmë se kontrata e dytë e pretenduar si e lidhur mes MEICO-s është e falsifikuar dhe, mbi të gjitha, këtë e mbështet dhe dëshmia e një punonjësi të protokollit të Ministrisë. Bëhet fjalë për kontratën e dytë të lidhur më 28 dhjetor 2007, me anë të së cilës Ministria pretendoi se baza e Gërdecit ishte nën “kontrollin” e një firme amerikane. Por, të dhënat shkencore dhe dëshmitë e mbledhura kanë zgjeruar gamën e hetimeve, pasi tashmë prokurorët nuk kanë më dyshime se kjo kontratë ka qenë, as më shumë e as më pak, sesa një sajesë e ngutur e Pinarit dhe e bashkëpunëtorëve të tij. “Albania” ka mësuar se pikërisht porsa u bindën për falsitetin e kësaj kontrate, prokurorët filluan të kuotonin maksimalisht pistën e trafikimit ndërkombëtar.
Kushtet
Termat e kontratës së servirur si të lidhur zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes kanë përcaktuar disa kushte tejet interesante. Një ndër to është dhe e drejta e kësaj firme për të tregtuar dhe eksportuar municion nga baza e Gërdecit. Në këto kushte prokurorët kanë bërë pyetjet: “Përse duhej të artikulohej në këto terma një kontratë e falsifikuar? Përse duhej që kjo kontratë, që sot rezulton e falsifikuar, të mbante përsipër dhe barrën e eksportimit të municioneve?”. Duket se grupi hetimor i çështjes përgjigjet po i gjen në statusin e kësaj firme, ku siç rezultoi, ishte Delijorgji ai që kishte rreth 75 për qind të aksioneve të fitimit nga demontimi dhe shitja e municioneve. Në kushtet kur marrëveshja e dytë mes MEICO-s dhe SAC-së rezulton e falsifikuar, atëherë kush e kryente eksportimin e këtyre armëve dhe municioneve? Cilët persona do të mbronte protokollimi i kësaj marrëveshjeje? Këto janë pyetje që mesa duket po marrin zgjidhje në zyrat dhe dosjet e prokurorisë, ku siç mësohet, të dhënat janë pasuruar dita-ditës, duke zbuluar dhe të tjera detaje lidhur me destinacionet apo shitjet e paligjshme në kompani private në disa vende të botës.
Kronologjia
Më datë 28 dhjetor 2006, në Qendrën e Regjistrit të Bizneseve regjistrohet firma “Albademil”. Sipas dokumentit, kompania e re kishte si aktivitet “Çmontim, demilitarizim, eksport i armatimeve të të gjitha llojeve të kalibrave” etj. Kompania kishte si aksionar Mihal Delijorgjin, me 75 për qind të aksioneve dhe Patrick Cornelious Henry III, njëkohësisht dhe president i “Southern Ammunition Company Inc”, me 25 për qind të aksioneve. Në fillim të vitit 2007, pak kohë pasi kjo kompani ishte krijuar, Ministria e Mbrojtjes paraqet në qeveri një projektligj, i cili parashikonte lidhjen e një kontrate me procedurë të drejtpërdrejtë për çmontimin e predhave të kërkuar nga një firmë amerikane. Projekt ky i refuzuar në atë kohë nga Kryeministria. Por insistimi i Ministrisë së Mbrojtjes vazhdoi edhe më vonë. Më datë 14.3.2007, qeveria “bindet” nga insistimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe miraton Vendimin nr. 138, “Për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, të hequra nga armatimi dhe përdorimi”. Në një nga pikat e këtij vendimi theksohet se, “armët, teknika, pajisjet, municionet dhe lëndët eksplozive, të kërkuara për përdorim ushtarak, pas negocimeve i shiten kërkuesit më të parë, duke realizuar një çmim sa më të lartë, por jo më të ulët se çmimi i miratuar në pikën 1 të këtij vendimi”.
Pas shpërthimit në Gërdec Ministria e Mbrojtjes publikoi një kontratë të dytë, që sipas saj, ishte lidhur me firmën “Southern Ammunition” më 28 dhjetor 2007 (fiks një vit pas krijimit të firmës “Albademil”), por që sot prokurorisë ky dokument i rezulton një sajesë fund e krye.
BOX
Berisha: “SAC kërkoi vetë ta lidhte kontratën e dytë”
Fill pas ngjarjes dhe pasi krerët e firmës “SAC” kishin pohuar se ishin larguar që në dhjetor 2007 nga Gërdeci, kryeministri Berisha deklaroi se jo vetëm që ka pasur kontratë, por sipas tij kishte ardhur vetë pronari i firmës ta firmoste. “Përsa i përket problemit të kontratës, pasi e dëgjova këtë gjë dhe pas verifikimit më raportohet nga Ministria se kjo është absolutisht e pavërtetë, sepse pronari i fabrikës ka bërë kërkesë zyrtare për zgjatjen e kontratës dhe ka ardhur direkt nga vendi i tij për të firmosur kontratën e shtyrjes. Pra, sipas autoriteteve zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, kjo është absolutisht e pavërtetë. Ka qenë një kontratë e rregullt me kompaninë amerikane”, - ka deklaruar kryeministri, por sikurse doli më vonë, pronari i kësaj firme, Patrick Henry, ditën e 28 dhjetorit 2007 kishte qenë në SHBA dhe për këtë ai paraqiti para FBI-së prova të pakundërshtueshme. Kryeministri e bëri këtë deklaratë sipas informacioneve “të sigurta” që ai pretendonte dhe deklarohej se merrte nga Ministria e Mbrojtjes, por duket se shumë të dhëna janë të kundërta me deklaratat e Berishës pas tragjedisë.
BOX
Kontrata 2, firma mund të eksportonte municione
Duke iu referuar kontratës së nënshkruar më 28 dhjetor ’07 mes ndërmarrjes shtetërore të eksport-importit të armëve “MEICO” dhe kompanisë amerikane “Southern Ammunition Company Inc”, kjo e fundit ka pasur të drejtë vetëm të çmontojë dhe demilitarizojë municion luftarak të blerë. Nga ana tjetër, shoqëria amerikane të gjithë këtë arsenal ushtarak që ia ka blerë shtetit shqiptar, ia ka shitur tri ditë më pas kompanisë shqiptare “Albademil” sh.p.k, e cila veç dy veprimtarive në fjalë, ka pasur të drejtë që edhe të shesë një pjesë të këtij municioni. Më konkretisht, në kontratën e 28 dhjetorit ’07 të nënshkruar mes MEICO-s dhe SAC-së, shkruhet: “Shitësi (MEICO) i shet blerësit (SAC) municionin për çmontim dhe demilitarizimin nga ana e (SAC) në territorin shqiptar”. Ndërkohë, në kontratën e nënshkruar më 31 dhjetor ’07 mes kompanisë amerikane “SAC” dhe asaj shqiptare “Albademil” shkruhet: “Pala shitëse (SAC) i shet dhe i transferon palës blerëse (Albademil sh.p.k), që pranon të drejtat e pronësisë së municioneve të mëposhtme me qëllim çmontimin, demilitarizimin dhe tregtimin e materialeve që rrjedhin nga përpunimi i tyre”. Referuar këtij kushti të kësaj kontrate, kësisoj i jepet e gjithë e drejta kësaj kompanie shqiptare për të tregtuar një pjesë të këtij municioni luftarak të përbërë prej predhash nga 20 mm deri në 152 mm. Vlera monetare në total e kontratës së shitblerjes së nënshkruar mes MEICO-s dhe SAC-së ka qenë në shifrën 582.326 dollarë amerikanë. E thënë ndryshe, ky ka qenë çmimi me të cilën kompania amerikane ka blerë municionin luftarak nga shteti shqiptar, të cilin duhet ta demontonte. Ndërkaq, këtë municion SAC ia ka shitur kompanisë shqiptare, “Albademil” sh.p.k tri ditë më pas 2 për qind më shtrenjtë në krahasim me atë që e ka blerë. Vlerat monetare në fjalë bëhen publike në kontratat respektive.
9 Korrik 2008