Raporti i KLSH-së: “Abuzime me mobilimin e Vilës qeveritare në Dajt”
Thellohen shkeljet financiare të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare
Shaban Sulçe
Abuzimet financiare dhe shkeljet ligjore të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare nuk kanë kursyer as tenderin për mobilimin e Vilës qeveritare në zonën e Dajtit. Projekt-raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar abuzime edhe për këtë tender, duke ngarkuar me përgjegjësi drejtoreshën e Shërbimeve Qeveritare, Elsa Meksi. Shkeljet që janë konstatuar janë që nga paracaktimi i firmës fituese në tender dhe deri tek blerja e mallrave, me çmim të shtrenjtë, të pajustifikuar.
Çmimet e larta
Pas verifikimeve të bëra nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për mobiliet e blera në Vilën qeveritare në Dajt, është konstatuar se ato janë blerë me çmime shumë të larta dhe me cilësi që nuk e justifikojnë këtë çmim. Në këtë vilë Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka blerë tavolina me çmim 1.3 milionë lekë të rinj si dhe karrige me çmim 34 mijë lekë. “Nga verifikimi në vend i mobilimit të Vilës Dajt, konstatuan çmimet shumë të larta dhe të një cilësie që nuk justifikojnë vlerën e paguar sipas situacionit Nr.1, me vlerë 9,300,000 lekë, por midis tyre shumë përshtypje na bëri një tavolinë me 20 vende (500x125) me çmim 1,330,390.80 lekë dhe një karrige me çmim 34,549.20 lekë, të cilat, sipas preventivit të mobilimit, ndodheshin në ambientin 113/A+B, Paradhomë+Sallon Ngrënie. Nga verifikimi i dokumenteve të tenderit të zhvilluar, në Formularin e ofertës” rezulton, se në ambientin 113/A+B, Paradhomë+Sallon Ngrënie, artikulli nr.1 Tavolinë 20 vende me këto dimensione (420x120x78), ishin ofertuar të vendoseshin 4 tavolina të tilla me çmim 332,598 lekë, pra në total të katra në vlerën 1,330,392 lekë, pra më shumë 3 tavolina me vlerë 997,794 lekë, që përben dëm ekonomik në këtë vlerë”, - thuhet në Projekt-Raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Shtesa e kontratës
Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, edhe pas lidhjes së një kontrate shtesë, të pajustifikuar, me firmën që ka fituar tenderin për mobilimin e Vilës qeveritare në Dajt. Sipas projekt-raportit, për këtë shtesë kontrate nuk është negociuar për çmimin. “Me firmën “MUREBEST”, në vazhdimësi është bërë një shtesë kontrate me nr. 960/2, datë 17.12.2007, në vlerën 2 milionë lekë, me afat dorëzimi në datën 28.12.2007, sipas nenit 3, të kësaj kontrate, ku në nenin 5 të saj thuhet se “Vlera e përgjithshme e kësaj shtese kontrate është jo më shumë se 20% e kontratës fillestare nr.960, datë 27.11.2007, në vlerën 42,547,644 lekë, në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, në pikën 3 të nenit 33 germa b ku thuhet: “Këto ndryshime duhet të përputhen me projektin bazë, për të cilën është shpallur fitues me procedure të hapur ose të kufizuar..., por dhe në këto raste autoriteti kontraktor duhet të vlerësojë koston e përgjithshme”.
Pra, aneks-kontrata është në shkelje të hapur me ligjin dhe me e rëndësishmja është se me firmën “MUREBEST” nuk është negociuar për çmimin, por është lidhur për 2.000.000 lekë, kjo ka të bëjë me një veprim që i ka shkaktuar një dëm ekonomik buxhetit të shtetit”, - vijon raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare.
Mallra mangët
Auditimi që ka kryer Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur edhe mangësi në mallrat që janë deklaruar të blera nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për mobilimin e Vilës në Dajt. Konkretisht, janë gjetur mangësi në sasinë e perdeve të blera, duke shkaktuar një dëm prej 500 mijë lekësh. “Sipas preventivit, ishte ofertuar për 40 perde, sipas masave të paraqitura në kolonën numër 3, i njëjtë edhe me situacionin nr.1, të firmosur nga inxhiniere Mynevere Ngjeliu, për vlerën 2 milionë lekë. Nga verifikimi në Vilën e Dajtit rezultoi se ishin vendosur 30 perde me vlerën 1,509,056 lekë, pra më pak 10 perde në vlerën 490,493 lekë, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm ekonomik në vlerën 490,493 lekë”, - thuhet në projekt-raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare për vitin 2007.
Abuzime edhe me investimet për pritjen e Presidentit Bush
Gjatë kontrollit të ushtruar në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare ka dalë një tjetër fakt mjaft interesant, që ka të bëjë me abuzime financiare dhe shkelje ligjore. Bëhet fjalë pikërisht për disa investime të kryera me rastin e vizitës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Xhorxh Bush, një vit më parë. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar disa shkelje ligjore dhe financiare për investimet në muajin maj të vitit 2007, që u akorduan për rikonstruksionin dhe arredimin e sallës VIP në Aeroportin e Rinasit. Por shkelje gjithashtu ka konstatuar pas auditimit në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, edhe njësia antikorrupsion në Kryeministri. Përveç abuzimeve për rikonstruksionin e sallës VIP, janë gjetur shkelje dhe dëme financiare për shtrimin e rrugës drejt Vilës 30 dhe Pallatit të Brigadave, për mobilimin e kësaj vile, si dhe për fondet për blerjen e mallrave dekorative.
Raporti: “DSHQ, 17.5 milionë lekë dëme”
Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri publike dy ditë më parë rezultatet e kontrollit në disa institucione, midis të cilave edhe në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare. DSHQ-ja, e cila drejtohet nga Elsa Meksi, që është njëkohësisht anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i kishte shkaktuar shtetit një dëm financiar prej 17.5 milionë lekësh. “Në përfundim të kontrollit të ushtruar në këtë Drejtori u konstatuan parregullsi dhe shkelje të ndryshme ligjore, në fushën e menaxhimit dhe ruajtjes së pronës publike dhe në fushën e prokurimit publik, me pasojë dëm ekonomik në vlerën rreth 17.5 milionë lekë. Për përmirësimin e gjendjes në këtë Drejtori, KLSH-ja ka rekomanduar 23 masa organizative, 6 masa zhdëmtimi për vlerën 4.7 milionë lekë, 5 masa administrative me një vlerë prej 500 mijë lekësh dhe 6 masa disiplinore, nga të cilat 5 ‘largim nga puna’, për drejtuesit kryesorë. Gjithashtu, për dëmet ekonomike të shkaktuara, ndaj 5 punonjësve drejtues të Drejtorisë është bërë kallëzim penal”, - thuhej në deklaratën për shtyp të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
9 Korrik 2008