Pinjolli i Ismail Qemalit: Një nëntor të tretë për Shqipërinë e Bashkuar!
Trieste, data 19, natë. Arriti nga Vjena, kryetari i partisë së pavarur të Shqipërisë, duke vazhduar, me një anije të Lloyd, për Durrës. Më deklaroi se qëllimi i udhëtimit të tij është që të formojë një Qeveri të Përkohshme dhe të Shpallë Pavarësinë e Shqipërisë. Më siguroi se të gjitha krahinat shqiptare jane dakort për t'i demostruar Europës pjekurinë e tyre civile..." Kështu shkruante gazeta "La Stampa" më 20 nëntor 1912, duke i paraprirë datës së madhe. Sot, kur Shqipëria shënon 99-vjetorin e Pavarësisë së saj, stërnipi i plakut të urtë Ismail Qemali (Vlora), Darling Vlora na flet për datën historike. Por ai shkon më tej, në kërkesa të guximshme për një nëntor të tretë ku shqiptarët të jenë në një trup të vetëm...
Sot Shqipëria feston 99-vjetorin e Pavarësisë së vet. Ju çfarë i uroni asaj me këtë rast?
Si pasardhës i njeriut që pati nderin kombëtar të Shpallë Pavarësinë e Shqipërisë, më jep krenari fakti tu uroj shqiptarëve, kudo që ndodhen, Gëzuar Festën e Pavarësisë, duke uruar, njëkohësisht, që 28 nëntori të shërbejë gjithmonë si shembull bashkimi kombëtar, ashtu siç shërbeu më 1912 kur në Vlorë, rreth Ismail Qemal bej Vlorës, u mblodhën patriotët tanë, nga të gjitha trevat shqiptare. Le të urojmë që një ditë, një nëntor të tretë, të jemi një trup i vetëm, një shtet shqiptar, ashtu siç i ka hije kombit tonë të lashtë dhe siç ishte ëndrra e tyre dhe e gjithë Rilindasve tanë të mëdhenj.
A mendoni se emri i Ismail Qemalit ka vendin që meriton sot në historiografinë shqiptare?
Absolutisht jo. Nëse diskutohet që Historia duhet rishkruar automatikisht del që edhe vepra e Ismail Qemalit, apo kontributi i tij në Historinë tonë Kombëtare duhet të zërë vendin që meriton, aq më tepër që vepra e tij nuk është shkruar. Në këtë hark kohor 100-vjeçar është mjaftuar të thuhet se Ismail Qemali Shpalli Pavarësinë; se ishte Kryetar i Qeverisë së parë shqiptare e diçka më shumë se kaq. Nuk ka patur një studim të mirëfilltë të veprës së tij. Kur vepra e një figure historike studiohet dhe analizohet siç duhet, në tërë dimensionin e saj, atëhere vetvetiu ajo figurë zën vendin që meriton në Histori.
Eshtë folur për një monument të pavarësisë me rastin e 100-vjetorit në Tiranë. Ka pasur edhe reagime që e kundërshtojnë këtë sepse monumenti i pavarësisë është në Vlorë. Ju ç'mendim keni?
Edhe monumentet janë të lidhura ngushtë me kohën kur janë ndërtuar. Monumenti i Pavarësisë në Vlorë, pavarësisht nga periudha kur u ndërtua, mbetet një monument i rëndësishëm. Personalisht nuk më ka pëlqyer paraqitja që i është bërë Ismail Qemalit, ndryshe nga ç'ka qenë në të vërtetë, megjithatë mbetet një monument që përfaqëson Pavarësinë, ndërtuar mbi atë shesh ku ajo u shpall. Monumentet, e aq më tepër të ndërtuara në momente të rëndësishme, siç është edhe 100-vjetori i Pavarësisë, duhet të shërbejnë për bashkim e jo për polemika pa nisur akoma. Unë mendoj se Tiranës, në këtë 100-vjetor, i mungon monumenti i Ismail Qemalit, jo i Pavarësisë. Aq më tepër që, një monument i një përmase të tillë, duhej projektuar kohë më parë. Nga ana tjetër le të mendohet që të restaurohet Monumenti i Pavarësisë në Vlorë dhe ambienti përreth, për të qenë i denjë për 100-vjetorin.
Sot pas 99 vitesh pavarësi, sa nga pritshmëritë e dëshirat e Plakut të Vlorës janë bërë të prekshme?
Kryesorja e Shpalljes së Pavarësisë, 99 vjet më parë, është se ajo nuk rezultoi një vepër shterpë, por i rezistoi kohës, aq më tepër që kaloi faza nga më të rrezikshmet. Pra, përveç qëndrueshmërisë, nga dëshirat e Ismail Qemalit mund të quaj të prekshme Njohjen e Pavarësisë së Kosovës. "Ne shpresën nuk duhet ta humbasim, Kosova ka qenë dhe do jetë shqiptare", janë profetike këto fjalë të Ismail Qemalit, përpara një mitingu në Vlorë, në tetor 1913, dhe shprehin një bindje të thellë në legjitimitetin e kërkesave shqiptare. Në Vlorë, më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali dhe gjithë delegatët që morrën pjesë në atë Kuvend mbarëkombëtar, Shpallën Pavarësinë e gjithë Shqipërisë, ku përfshiheshin të gjitha trojet shqiptare. Populli shqiptar i Kosovës dha një kontribut jashtëzakonisht të madh në këtë drejtim ndaj mendoj se Njohja e Pavarësisë së Kosovës është vazhdimësia e asaj vepre që u nis prej gjithë Shqipërisë në Vlorë, më 28 nëntor 1912.
Së fundmi ju keni mundur të gjeni edhe artikuj të mediave prestigjoze perëndimore të kohës mbi periudhën e pavarësisë dhe Ismail Qemalin. Çfarë keni mësuar e nuk dinit në to?
Kam grumbulluar mjaft artikuj të periodikëve prestigjoz perëndimor sidhe libra të panjohur tek ne. Mund të them, sigurisht mendimi im, se artikujt e shtypit perëndimor kanë një rëndësi të jashzakonshme për të njohur një pjesë të historisë sonë. Rëndësia e tyre është e madhe, jo vetëm nga fakti që pasqyrohen në ato periodik prestigjoz, por sepse nuk janë të pasqyruara në periodikët tanë pasi mungonin (me pak përjashtime jashtë Shqipërisë). Nga ana tjetër përmbajnë informacione të vlefshme të cilat të thjeshtësojnë punën kërkimore pasi të përqëndrojnë në një kohë dhe vend të caktuar. Një shembull i vogël: Në bazë të tyre ndërtohet i gjithë itinerari që ndoqi Ismail Qemali nga Stambolli në Vlorë, me data, vende, personalitete që ai takoi, deklarata të tij në shtyp, në mbrojtje të çështjes kombëtare, etj. Personalisht, nga informacionet që kam gjetur në to, kam mësuar shumë, në radhë të parë kam shikuar prestigjin që gëzonte Ismail Qemali në qarqet diplomatike të kohës, sigurisht mjaft e vlefshme për rezultatin final të Shpalljes së Pavarësisë; kam gjetur mjaft mendime e mjaft informacione gjatë qëndrimeve të tij në Europë, etj.
Si është e vërteta e martesës së Ismail Qemalit me një greke... Ismail Kadare në sprovën "Mosmarrveshja" flet për një rrëmbim...
Nuk e kam lexuar akoma "Mosmarrveshja" (fatkeqësisht). E vërteta është se Ismail Qemali, dashuruar me Kleoniqi Surmeli "a beautiful and gifted ëoman" (siç shënonte "The Sun", më 31 Janar 1919, në teksin kushtuar Ismail Qemalit, me rastin e vdekjes), vendosi ta "rrëmbejë" për ta bërë martesën fakt të kryer, pasi njerka e vajzës, për arsye të ndryshimit të fesë, nuk ishte dakort për martesën e tyre. "Rrëmbimi", siç e përshkruan vetë Ismail Qemali në "Kujtimet", ishte një marrëveshje midis gruas së ardhshme dhe të atit të saj. Po atë natë, në prani të dëshmitarëve (njëri prej të cilëve ishte konsulli belg), Ismail Qemali nënshkroi edhe aktin e martesës, ku ai hiqte dorë nga një martesë e dytë, e drejt që ia lejonte feja e tij, një veprim mjaft i veçantë, sidomos për kohën...
A mendoni se Shqipëria i jep aq sa i ka borxh themeluesve si Ismail Qemali?
Figura si Ismail Qemali janë figura patriotike që qëndrojnë shumë lartë mbi politikën. Atdhedashuria, prejardhja dhe përgatitja e shkëlqyer e tij bënë që të vihej në krye të Lëvizjes për Pavarësi. Në shërbim të Atdheut (si pjesa dërmuese e Rilindasve), ai hyri i pasur e doli i varfëruar ekonomikisht, por u la shqiptarëve trashëgim Pavarësinë. Borxhi që i ka Shqipëria Ismail Qemalit, themeluesve, rilindasve dhe të gjithë atyre që kontribuan për të, është t'i respektojë dhe nderojë kujtimin, siç duhet; vetëm në këtë mënyrë, mendoj, vihen në vend padrejtësitë, shtrembërimet, lëniet në harresë që, në shumicën e rasteve, i është bërë veprës së tyre, deri më sot...
Për ta mbyllur, ku do ta kaloni 28 nëntorin?
Fatkeqësisht jo në Vlorë e jo në Shqipëri. Këtu ku unë jetoj sigurisht nuk është ditë feste e nuk përkon as me fundjavë por, gjithsesi, do ta bëj dit pushimi, pra një ditë feste në familje dhe njëkohësisht, shpirtërisht, do jem edhe në Vlorë, në Sheshin e Flamurit...
Ku janë sot sendet personale të Ismail Qemalit?
Fatkeqesisht, ne gjithe këto vite, aq me tepër që familjarët e mi jetuan nëpër Europë e Shqipëri, sendet e kryesore të familjes mbetën në Stamboll dhe fati i tyre nuk dihet. Ato ç'ka mundën të merrnin u shpërndanë nëpër trashëgimtarë dhe, përfundimisht, na kanë mbetur fare pak foto apo ndonjë dokument. Unë personalisht kam një kuran, mjaft të veçantë, i shek.XVII, në format të vogël dhe i shkruajtur komplet me dorë, pra kopje unike. Mendohet të jetë i Ismail Qemalit sepse e ruante një mbesa e tij dhe ajo, përpara se të largohej nga Shqipëria, ja dha tim eti. Rrobat e Ismail Qemalit i kishte një tjetër mbesë Mihrie Frashëri (vajza e vajzës), martuar me diplomatin Xhemal Frashëri (i cili gjatë kohës së regjimit komunist bëri shumë vite burg në Burrel). Kur u fol që do luhej filmi "Nëntori i Dytë" ata ja dorëzuan Kinostudios (në mos gabohem) dhe, nëse është kështu ndoshta janë akoma në ndonjë magazinë të Kinostudios, të harruara, dhe, padyshim, mendoj se do kenë mbajtur ndonjë procesverbal. Penën me të cilën u firmos Akti i Pavarësisë, Ismail Qemali ia dorëzoi, bashkë me një letër shoqëruese ku, në frëngjisht, vërtetonte origjinalitetin e saj dhe emrin e personit të cilit ia dorëzonte, Qemal bej Elbasani, i cili më vonë ia dorëzoi Muzeut Kombëtar të Vlorës. Pena dhe letra kane qenë deri vone në atë muze, nuk e di në janë akoma edhe sot, ose kanë humbur, si çdo gjë tjetër....
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)