E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpikja e fundit, lentet që do të zëvendësojnë kompjuterin!

NEW JORK- Të lexosh e-mail, të shohësh televizorin apo të konsultosh lajmet online pa pasur një kompjuter, Blackberry ose iPhone, por vetëm të përlasësh qepallat e syve, është e mundur?!

Shkencëtarë të Universitetit të Ushingtonit dhe të Institutit të Alto-s në Finlandë kanë zbuluar një tip lentesh që funksionojnë saktësisht si një kompjuter, pa nevojën e aparateve të jashtme.

Por, sipas shkencëtarëve kjo lente mundt ë mbahet vetëm për pak minuta. Shkencëtarët mendojnë se mudn ta perfeksionojnë shpikjen e tyre në vitet në vijim, ndërkohë që theksojnë se lentet do jenë një shpikje që do ndryshojë mënyrën e të parit të gjërave, pasi do të sfidojnë kompjuterin, duke u bërë kështu shpikja e së ardhmes.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›