Thaçi: I gatshëm t'i takoj serbët e veriut
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë për agjencinë serbe, Tanjug deklaroi sot se qeveria e tij nuk është në konflikt me serbët në veri, ndërkohë shprehu gatishëmrinë e tij për të ulur në bisedime me ta.
"Angazhimi im është që të gjithë të gëzojnë të drejtat e barabarta. Theksoj se Kosova është një shtëpi e të gjithë atyre që duan të jetojnë në të, të gjithë shqiptarëve, serbëve, romëve dhe të qytetarëve të tjerë",- deklaroi Thaci.
Shefi i qeverisë kosovare theksoi se qeveria e Kosovës nuk ka qenë asnjëherë në konflikt me serbët e veriut, ndërkohë theksoi se dëshiron ti ndihmojë në mënyrë që të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dyja palët.
"Unë do të jem pranë qytetarëve tonë në veri. Qeveria e Republikës së Kosovës është e gatshme t'i ndihmojë ata dhe të përballet me të gjitha problemet e tyre. Unë dua të takohem me ata dhe të flasim, për të rënë dakord dhe për të filluar zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve",-tha Thaçi.
Ndërkohë i pyetur nga gazetarët serbë nëse ai mund tju dërgonte një mesazh në gjuhën e tyre serbëve të veriut kryeministri i Kosovës, refuzoi me arsyen se e kutopn serbishten por me keqardhje nuk mund të bje një veprim të tillë.
(el.me/BalkanWeb)