E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pink në film

Sipas portalit Digital Spy, këngëtarja e njohur, Pink, duket se ka fituar rolin e parë “të madh” në Hollywwod.

Alecia Moore, e cila në skenë njihet si Pink, do të luaj në filmin komik që bënë fjalë për të varurit nga seksi, “Ju Faleminderit që e Ndatë me Ne” (Thanks for Sharing). Në filmin që përcjellë rrëfimin për të varurit nga seksi, veç saj, luajnë edhe aktorët Gwyneth Paltrow, Mark Ruffalo, Tim Robbins dhe Josh Gad.

"Pink është ideale për rolin që i kemi ndarë, dhe mendoj se talenti i saj do ta magjepsë publikun”, deklaroi skenaristi i filmi, Stuart Blumberg.

Filmi ‘Thanks for Sharin’ do të shfaqet nëpër kinema vitin e ardhshëm.

Ndryshe, Pink edhe më parë ka pasur disa role të vogla në film, si në horrorin “Katakombet” (Catacombs) dhe në filmin “Engjëjt e Çarlit” (Charlie’s Angels), ndërkohë që zërin e saj e ka huazuar edhe filmin e animuar "Vallëzimi i Pinguinit të Vogël”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›