Berisha: Ligji,fitore mbi krimin politik

Kryeministri Sali Berisha që nga rruga Durrës-Kukës ku ka shkuar për inspektim ka deklaruar se vota e djeshme në parlament për ligjin e dosjeve është një fitore historike mbi krimin politik. Sipas kreut të mazhorancës Parlamenti ka bërë dje histori duke shtuar se ligji i dosjeve ishte i vonuar por i domosdoshëm. Berisha bëri deklaratën gjatë inspektimit të segmentit Rrëshen- Kalimash ku u shpreh se do të jetë shumë e afërt dita kur shqiptarët të thonë që rruga u krye. Ai është shprehur se do ti dërgojë disa foto të rrugës edhe rivalit të tij politik Edi Rama.