E Diel, 1 Nëntor 2026

Dade: "Berisha miratoi ligjin për t'i bërë presion gjyqësorit"

Partia Socialiste ka përsëritur se do ta ankimojë ligjin për hapjen e dosjeve në Gjykatën Kushtetuese. Një ditë pasi mazhoranca votoi e vetme ligjin për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë, nëpërmjet, Arta Dades, PS-ja ka akuzuar kryeministrin, Sali Berisha se me këtë draft kërkon të bëjë presion mbi gjyqësorin për çështjet e korrupsionit. Duke u mbështetur edhe tek deklaratat e faktorit ndërkombëtar, PS-ja ka sulmuar kryeministrin Berisha se po abuzon me pushtetin. PS-ja nuk ka marre pjesë as në diskutimin dhe as në votimin e ligjit për hapjen e dosjeve pasi e ka cilësuar atë si antikushtetues.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›