Shpifja jo me nje veper penale e parashikuar ne Kodin Penal
Komisioni Parlamentar i Ligjeve nisi shqyrtimin e Kodit Civil i cili ka të bëjë me dekriminalizimin e shpifjes, një nismë e kahershme e kryeministrit Sali Berisha për konsolidimin e fjalës së lirë, siç bëri me dije zv/ministrja e Drejtësisë Brikena Kasmi.
Mazhoranca dhe opozita parimisht janë dakort me amendimet ligjore, por socialistët ndryshe nga demokratët kërkojnë që ndëshkimi me gjobë ndaj fyerjes dhe shpifjes të qëndroje në kodin penal, por të hiqet dënimi me burg.
Komisioni dëgjoi dhe grupet e interesit, si Insitutin e Medias dhe Avokatin e Popullit, të cilët gjithashtu mbështetën ndryshimet në Kodin Civil dhe ato të pritshmet në kodin penal. Ato ishin në një mendje sa i përket përfshirjes në objektin e këtyre ndryshimeve të atyre çfarë faqet e gazetave apo rrjete të ndryshme sociale shkruajnë on line në dëm të nderit apo dinjitetit të personit. Deri javën që vjen komisioni do të punojë me ekspertët për të arritur në një akord përfundimtar mbi këto ndryshime ligjore.