E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pipero: Jane shpetuar 200 te semure

Ministria e Shendetesise ka bere raportin me te fundit per emergjencat shendetesore, ne zonat e bllokuara nga bora, ku rezulton se jane kryer 85 misione nga ajri dhe 103 nga toka, ku jane shpetuar jetet e afro 200 pacienteve ne gjendje te rende. Drejtori i Politikave prane kesaj ministrie, Pellumb Pipero, tha se edhe shperndarja e medikamenteve eshte shtrire ne 96 komunat me problematike. Kukesi dhe rrethinat e tij dy ditet e fundit kane kerkuar sasi me te madhe medikamentesh dhe grosistet kane ndihmuar me paketa te tjera me ilace. Po keshtu per te parandaluar cdo te papritur, Ministria e Shendetesise ka derguar edhe paketa te tjera shtese me medikamente pothuajse ne cdo qark.

S. I.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›