Berisha: 96 per qind e zonave jane jashte emergjences
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje ne mbledhjen e qeverise, se 96 per qind e zonave nga Leskoviku ne Vermosh jane jashte emergjences, ne rrafshin e komunikimit, te krijuar si pasoje e reshjeve te medha te bores, por qeveria do te vazhdoje te mbaje ne vezhgim te plote situaten, vecanerisht ne zonat me rrezikshmeri per krijimin e ortekeve, me fillimin e shkrirjes se debores. Kryeministri perseriti thirrjen per evakuimin e banoreve ne zonat me tendence per pasjen e ortekeve. “Ne do te bejme gjithcka per jeten”, - u shpreh ai. Gjithashtu kryeministri siguroi, se Komiteti i Emergjences Civile ka te gjithe potencialin per te ndihmuar cdo familje, kudo qe te ndodhet, me kushtin e vetem qe kjo te jete kerkese zyrtare nga kryeplaku qe e njeh situaten, kryetari i komunes dhe autoritete lokale. Duke bere nje paraqitje te situates ne zonat e perfshira ne harten e emergjences civile, Berisha tha se “dy javet e fundit, vendi u perfshi nga nje mot i madh. Reshjet e medha te bores ne disa rrethe e qendra, si ne qytetin e Pukes, arriten ne 2.7 metra trashesi, ne Bajram Curri mbi 2.5 metra dhe ne zona te tjera me radhe. Keto reshje, te papara te pakten qe prej 27 viteve te fundit, por ne ndonje vend edhe me gjate, u shoqeruan me temperature vende-vende polare, shume te ftohta”. Sipas kryeministrit, ajo qe eshte me e jashtezakonshme eshte levizja ne nje kohe rekord i milionave meter kub debore, nga nje rrjet rrugor qe ne teresine e tij, duke perfshire rruge kombetare, rruge rurale dhe rruge komunale, kalonte mbi 5 mije kilometra.
E. Gjura
E. Gjura