E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkimi, Spahiu: Do ti drejtohem Gjykatës Kushtetuese

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të gjykuar legjitimitetin e komisionit që pritet të ngrihet për hetimin e tij.

Përmes një deklarate për shtyp tre orë pas miratimit të kërkesës së demokratëve për nisjen e hetimeve ndaj tij, Kreshnik Spahiu njoftoi se do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë në lidhje me legjitimitetin e komisionit hetimor.

Është koha të ndalim këtë sistem inkuizicioni që nuk ndodh në asnjë sistem parlamentar. Të gjitha betejat që janë adresuar në Gjykatën Kushtetuese janë beteja të fituara, tha Spahiu.

Ai e cilësoi nismën për shkarkimin e tij si të motivuar politikisht. Nuk jap dorëheqjen, nuk dorëhiqem në kushtet e presionit, theksoi Spahiu.

Duke u ndalur në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, Spahiu theksoi se i është mohuar e drejta e fjalës. Ata kanë frikë nga debatet. Kur ky pushtet nuk dëgjon zërin e një institucioni të lartë si mund të dëgjojë zërin e një qytetari të thjeshtë, tha Spahiu. / G. Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›