E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri brengoset për Sneijderin

Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 18:28

Trajneri i ri i Interit, Claudio Ranieri frikësohet se mesfushori Wesley Sneijder mund të qëndrojë jashtë fushës për një kohë të gjatë.

Sneijder, 27 vjeç, mungoi në fitoren 3-1 ndaj Bolognas të shtunën për shkak të një dëmtimi në kofshë, ndërsa nuk do të jetë në dispozicion as për takimin me CSKA Moskën në Ligën e Kampionëve të martën.

“Frikësohem se do ta humbin për një kohë më të gjatë sepse lëndimi duket të jetë më serioz sesa mendohej fillimisht. Ai nuk ka udhëtuar për në Moskë dhe është mungesë e madhe për ne”, tha Ranieri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›