Fletcher synon finalen e Ligës së Kampionëve

Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 17:00
Mesfushori i Manchester Unitedit, Darren Fletcher synon të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve.
Fletcher u përcoll nga fati i keq në vitet e kaluara dhe ishte i suspenduar për finalen e vitit 2008 kundër Chelseas, ndërsa mungoi
edhe vitin e ardhshëm përballë Barcelonës për shkak të një virusi.
Djajtë e Kuq janë në mesin e favoritëve për të arritur deri në finalen e Munichut këtë edicion dhe Fletcher shpreson të jetë pjesë e ekipit.
“Ëndërroj të luaj në finale. Dua edhe të fitoj një po ashtu. Është synim i të gjithë djelmoshave të kthehemi në finale”, tha ai.