E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albiol nuk largohet nga Reali

Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 19:00

Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Albiol ka konfirmuar se nuk planifikon të largohet nga klubi në janar, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme rreth transferimit të tij në Malaga ose ish skuadrën Valencia.

26 vjeçari filloi ndeshjen e tij të parë këtë sezon në La Liga në fitoren 6-2 ndaj Rayo Vallecanos, duke zëvendësuar të lënduarin Ricardo Carvalho.

“Askush nuk më ka thënë se do të largohem. Dua të punoj shumë dhe t’i ndihmojë ekipit në çdo mënyrë që mundem”, tha Albiol për të përditshmen sportive spanjolle AS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›