Pique rrezikon ndeshjen ndaj Real Madrid

Barcelona fitoi me rezultatin e pastër 4-0 ndeshjen ndaj Rayo Vallecano të luajtur të martën në mbrëmje, e vlefshme për javën e 17 të Ligës BBVA.
Kjo ndeshje është luajtur më parë për shkak se katalanasit do të jenë në Japoni për Botërorin e Klubeve në mesin e dhjetorit, atëherë kur duhej të luanin ndaj Rayo-s sipas programit të kampionatit spanjoll.
Alexis Sanchez me dy gola, Leo Messi dhe David Villa shënuan golat për ekipin blaugrana që ngushton diferencën në tre pikë me kryesuesit e Real Madrid.
Por, në minutën e 83 të takimit mbrojtësi Gerard Pique vonoi nisjen e lojës duke detyruar arbitrin e ndeshjes që t’i jepte kartonin e verdhë. Ky ndëshkim ishte i pesti i ciklit dhe do të bëjë që Pique të mos luajë ndaj Levantes të shtunën në mbrëmje dhe teorikisht të jetë “i pastër” për supersfidën e ardhshme ndaj Real Madrid në Santiago Bernabeu (10 dhjetor).
Teorikisht sepse sipas nenit 112 të kodit disiplinor, lojtari që provokon kartonin e pestë të verdhë mund të ndëshkohet me një ndeshje shtesë dënim përveç pezullimit për plotësim kartonash.
Nëse arbitri do të shkruajë në raportin e tij se Pique vonoi lojën me qëllim për të marrë kartonin e pestë, atëherë qendërmbrojtësi mund të mos jetë në fushë në ndeshjen klasike të Spanjës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Angli-Kupë, fitore për Liverpul dhe Siti
Golat e Maksi Rodrigez dhe Martin Kelit i dhanë fitoren 2-0 Liverpulit përballë Celsit, në ndeshjen cerekfinale të “Carling Cup”, të zhvilluar në “Stemford Bridge”. Seria A, spektakël dhe barazim në “San Paolo”
Kanë dhuruar spaktakël në “San Paolo”, Napoli dhe Juventus, në ndeshjen e prapambetur të javës së 11-të, të cilën e kanë mbyllur në barazim 3-3. Berlusconi: Kthehem si president i Milanit
“Do të rikthehem në postin e presidentit të Milanit”. Kështu është shprehur Silvio Berlusconi, ish-kryeministri i Italisë, i cili tashmë është i lirë nga impenjimet e qeverisë. E ardhmja, Beckham në dilemë
Kontrata aktuale që lidh mesfushorin David Beckham, me Los Angeles Galaxy do të përfundojë zyrtarisht në 31 dhjetor dhe joshja e vazhdueshme që po i bëhet fubollistit anglez, e ka vendosur në dilemë. Barca inferiore ndaj Realit
Barcelona rrezikon më shumë se kurrë këtë sezon të distancohet nga lufta për titullin në kampionatin spanjoll të futbollit. Katalanasit që kanë dominuar në La liga dhe në Champions vitet e fundit, tashmë janë në vendin e dytë dhe kuotat e basteve kanë vendosur Realin si fituesin potencial, duke spostuar Barcelonën.
Lajmet kryesore
Ndahet nga jeta Leka Zogu I
Ndërron jetë në moshën 72-vjecare
PE: 12 prioritetet, plani këtë javë
Ndryshon drafti për vizat
Këshilli i Sigurimit në OKB, debate për Kosovën
Festat në Romë