Loklir Dhuna e papranueshme

Dhuna e serbëve ndaj ushtarëve të KFOR-it, në Jagenicë, ka bërë që në Kosovë të vijë komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, admirali Samuel Loklir, i cili përçoi mesazhin se dhuna është e papranueshme dhe se KFOR-i rezervon të drejtën që t’i mbrojë me të gjitha masat ushtarët e vet.
Ai tha se “njerëzit që u shkaktojnë dëm ushtarëve të KFOR-it, nuk janë demonstrues paqësorë dhe nuk punojnë për të ofruar zgjidhje të mira”.
“Gjatë operacionit, armë të vogla zjarri dhe mjete shpërthyese të improvizuara janë përdorur kundër ushtarëve të KFOR-it nga ‘elemente kriminale’, të cilat kanë luajtur rolin e demonstruesve legjitimë. Si rezultat i kësaj, ushtarët janë lënduar”, tha Loklir.
Ai kërkoi përmbajtje nga palët, ndërsa nënvizoi se zgjidhja për veriun, tashmë të Veriu i KosovësKFOR-i, mbush armët Tadic: Të hiqen barrikadat Rexhepi: Forcë proporcionale ndaj serbëve bllokuar nga barrikadat, duhet të gjendet në dialogun politik.
“Më lejoni të them se zgjidhja për veriun duhet të gjendet përmes dialogut politik. Ajo që NATO-ja dhe forcat e KFOR-it mund të bëjnë, është që të përpiqen të ofrojnë një ambient paqësor, për të mundësuar një dialog të suksesshëm”, tha admirali Loklir në një konferencë për gazetarë, të mbajtur në Aeroportin e Prishtinës.
Në anën tjetër, dhuna ka vazhduar edhe në ditën e martë në Jagnjenicë, vend ku, një ditë më parë, nga përplasja e serbëve me KFOR-in u lënduan 30 ushtarë. Dy nga ta u plagosën me armë zjarri, e të tjerët me koktej molotovi dhe mjete të tjera shpërthyese.
Sipas zëdhënësit të KFOR-it, Frenk Martin serbët përdorën gaz lotsjellës kundër ushtarëve.
“Protestuesit janë përpjekur të ngrenë një rrugë alternative. Ata zbrazën dy kamionë me zhavorr e dhe. Ata sërish përdorën gaz lotsjellës kundër trupave të KFOR-it. Për ta mbrojtur veten, ushtarët e KFOR-it përdorën po ashtu gaz lotsjellës. Situata nuk është më e qetë”, i tha Radios Evropa e Lirë Martin.
OSBE: Jo dhunës në Kosovë
Kryesuesi i radhës së OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Audronius Azhubalis ka dënuar të martën sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it në veriun e Kosovës.
“Çdo sulm ndaj paqeruajtësve ndërkombëtarë është i papranueshëm dhe asgjë nuk e arsyeton dhunën. Të gjithë të lënduarve iu dëshiroj shërim të shpejtë,” tha Azhubalis, bën të ditur Kosovatimes. “Duhet të ketë kthim në dialog paqësor dhe bashkëpunim të plotë me KFOR-in dhe EULEX-in. Çështjet e hapura duhet të zgjidhen në mënyrë të qetë dhe të përgjegjshme përmes dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës të udhëhequr nga BE-ja, e jo përmes dhunës,” tha ai.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Opozita kritika dialogut
Në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, delegacionet nga Kosova dhe Serbia pritet që të mërkurën të vazhdojnë raundin e tetë të bisedimeve teknike. Prishtinë, reagim pas dhunimit të varreve hebraike
Shoqata e Solidaritetit Shqiptaro-Hebre, përmes një deklarate për media ka reaguar ashpër pas përdhosjes që iu është bërë varrezave hebraike në lagjen Velania, në Prishtinë, me vizatimin e simboleve naziste mbi to.
Këshilli i Sigurimit në OKB, debate për Kosovën
Gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj denoncoi fuqishëm qeverinë e Serbisë, e cila nëpërmjet struktuarve paralele serbe dhe narrativës luftarake po pengon paqen dhe stabilitetin.
Tahiri dhe ekipi i saj nisen në Bruksel
Negociatorja kosovare, Edita Tahiri është nisur të hënën për në Bruksel, në kuadër të raundit të tetë të dialogut me Serbinë. Pavarësia, Prishtina vishet kuq e zi
Flamuri gjigant që përshkoi rrugën nga Vlora në Prishtinë, veshi kuq e zi simbolin e pavarësisë New Born.
Lajmet kryesore
Ndahet nga jeta Leka Zogu I
Ndërron jetë në moshën 72-vjecare
PE: 12 prioritetet, plani këtë javë
Ndryshon drafti për vizat
Këshilli i Sigurimit në OKB, debate për Kosovën
Festat në Romë