Prishtine reagim pas dhunimit te varreve hebraike

Shoqata e Solidaritetit Shqiptaro-Hebre, përmes një deklarate për media ka reaguar ashpër pas përdhosjes që iu është bërë varrezave hebraike në lagjen Velania, në Prishtinë, me vizatimin e simboleve naziste mbi to.
“Këta shembuj të racizmit dhe urrejtjes nuk kanë vend asnjëherë në shoqërinë kosovare, një shoqëri që në të shkuarën ka vuajtur vetë veprimet e dhunës e shovinizmit”, thuhet në deklaratën e përcjellë nga “Telegrafi”.
Në dokument, kërkohet ndërhyrja e autoriteteve për të vendosur përpara ligjit autorët e kësaj ngjarje të shëmtuar. “Ftojmë qeverinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të ndriçojnë ngjarjen e antisemitizmit dhe paragjykimeve raciste me rastin e përdhosjes së varrezave hebraike në Velani, me simbole naziste. Këto episode nuk mund të merren me shaka, por duhet të trajtohen si vepra barbare dhe të ndëshkohen si të tilla”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Opozita kritika dialogut
Në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, delegacionet nga Kosova dhe Serbia pritet që të mërkurën të vazhdojnë raundin e tetë të bisedimeve teknike. Loklir: Dhuna e papranueshme
Dhuna e serbëve ndaj ushtarëve të KFOR-it, në Jagenicë, ka bërë që në Kosovë të vijë komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, admirali Samuel Loklir, i cili përçoi mesazhin se dhuna është e papranueshme dhe se KFOR-i rezervon të drejtën që t’i mbrojë me të gjitha masat ushtarët e vet. KFOR-i, mbush armët
Dhjetë orë pas një përleshje të fortë ndërmjet forcave të KFOR-it dhe serbëve të Jagjenicës, të Zubin Potokut, ku u plagosen rreth 25 ushtarë të KFOR-it dy prej tyre me armë zjarri, KFOR tregon “dhëmbët”. Këshilli i Sigurimit në OKB, debate për Kosovën
Gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj denoncoi fuqishëm qeverinë e Serbisë, e cila nëpërmjet struktuarve paralele serbe dhe narrativës luftarake po pengon paqen dhe stabilitetin.
Tadic: Të hiqen barrikadat
Presidenti serb, Boris Tadic, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të tërhiqen nga barrikadat përfundimisht.
Lajmet kryesore
Ndahet nga jeta Leka Zogu I
Ndërron jetë në moshën 72-vjecare
PE: 12 prioritetet, plani këtë javë
Ndryshon drafti për vizat
Këshilli i Sigurimit në OKB, debate për Kosovën
Festat në Romë