E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Piramida 72” godet rrjetin e trafikut

Policia e Vlores e mbeshtetur edhe nga drejtoria e luftes kunder krimit te organizuar ne Tirane ka mundur te godase nje rrjet te trafikut te klandestineve.Rrjeti me shtrrirje ne disa rrethe te vendit eshte goditur fale operacionit te koduar piramida 72.Forcat e antitrafikut ne Vlore kane vene nen pranga 5 nga trafikantet te cilet ishin eksponentet kryesore te rrjetit.Elidon Demaj 31 vjec,Qazim Dautaj 55 vjec,Andrea Rako 44 vjec,Dalip Dalipaj 32 vjec dhe Sinan Mato 32 kane perfunduar nen pranga pas nje ndjekje disa mujore nga agjentet e antidroges.Te arrestuarit grumbullonin klandestinet dhe me pas i transportonin ata drejt Sarandes.Kalimi i paligjshem i kufirit per ne token greke behej nepermjet Konispolit.Nga marrja e deshmive paraprake policia ka arritur ne perfundimin se trafikantet merrnin shumen 2 mije euro per cdo person.Ne perfundim te operacionit u sekuestruan ne cilesine e proves materiale 3 automjete,disa aparate celulare dhe shuma prej 600 mije eurosh.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›