Vetëvritet me armë zjarri lazaratasi 34-vjeçar
23/02/2009 Vuante nga depresioni, plagoset dhe vëllai
GJIROKASTËR- Një 34-vjeçar, banues i fshatit Lazarat (Gjirokastër), i ka dhënë fund jetës së tij, duke u vetëvrarë me armë zjarri. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut Gjirokastër, pohuan se, në minutat e para ditës së djeshme 34-vjeçari A. Skënderi, i cili vuante nga depresioni, ka humbur jetën si pasojë e shkrepjes së qëllimshme të armës tip “kallashnikov”. “Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë, në morgun e spitalit civil të Gjirokastrës, ekspertët e kriminalistikës kanë arritur në konkluzionin se viktima ka marrë një plumb në kokë, gjë që ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 34-vjeçarit nga fshati Lazarat”, shprehen burime zyrtare. Po sipas burime, gjatë aktit të vetëflijimit është plagosur në krah edhe i vëllai i tij, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po kurohet në spital për plagën e marrë. Policia lokale po vazhdojnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave që çuan në vetëvrasje, si dhe sekuestrimin e armës dhe provave të tjera materiale. Burime zyrtare janë shprehur se hetimet do të vazhdojnë deri në sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje ku një shtetas ka mbetur i vdekur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastër për veprime të mëtejshme.