E Shtunë, 31 Tetor 2026

Problemet e shkaktuara detyrojnë lëvizjen e drejtorëve

23/02/2009  Furtuna në burgje

TIRANE- Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve bën lëvizje të detyruar të drejtorëve të institucioneve të vuajtjes së dënimit. Dje në orët e pasdites Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra, ka firmosur katër ndryshime që i përkasin institucioneve, Fushë – Krujë, Peqin, burgu 302 dhe burgu 313-të. Kështu Është vendosur që Saimir Mulgeci, i cili deri tani ka drejtuar burgun e sigurisë së lartë 313-të Tiranë është transferuar për në Fushë – Krujë burgun e sapondërtuar, Pajtim Murrja është dërguar për të drejtuar burgun e Peqinit, ndërkohë që Shkëlqim Kalemi që drejtonte këtë të fundit është sjell në burgun 313-të në Tiranë. Agron Çorati me vendimin e djeshëm është dërguar në burgun 302. Lëvizjet, sipas burimeve nga Drejtoria e Burgjeve, kanë qenë të detyrueshme. Ndonëse nuk jepen hollësira për lëvizjet e drejtorëve, bëhet e ditur se një gjë e tillë është bërë për të rritur efikasitetin dhe për të rritur përgjegjësinë në detyrë. Burgu i Peqinit dhe 313-të janë dy nga institucionet më të përfolura për ngjarjet e ndodhura. Vetëm pak kohë më parë në burgun 313-të u kap një person, i cili tentoi të fuste drogë. Ndërsa herë pas herë ky burg ka qenë problematik në futjen e sendeve të ndaluara. Drejtoria e Burgjeve jo rrallë ka organizuar kontrolle të befasishme në këto burgje dhe është vënë re se të njëjtët persona janë kapur shpesh me celular. Vet drejtoria ka kërkuar të gjejë fajtorët edhe pse shumë mirë dihet fakti se janë vet policët në të shumtën e rasteve që bëjnë pazare me të paraburgosurit. Dihet që në këtë institucion qëndrojnë të arrestuar dhe dënuar që presin formën e prerë nga Krimet e Rënda. Janë pjesëtarë të grupeve kriminale, të cilët shpesh janë gjetur me sende të ndaluara dhe askush deri tani nuk ka mbajtur përgjegjësi.

Saimir Mulgeci nga burgu 313-të në Fushë- Krujë

Shkëlqim Kalemi nga burgu i Peqinit në burgun 313-të

Pajtim Murrja drejtor në burgun e Peqinit

Agron Çorati në burgun 302 Tiranë

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›