E Diel, 1 Nëntor 2026

Nevoja e terapise se shokut ne Bosnje-Hercegovine

Bosnje-Hercegovina aktualisht ndodhet ne kapercyellin ndermjet perparimit dhe shkaterrimit.

Ndersa politikanet boshnjake bllokojne krijimin e shtetit unitar ndersa entitetet shkojne symbyllazi ne theqafje drejt bankrotit Bosnje-Hercegovina duhet te zgjedhe ndermjet dy opsioneve ndarje te vendit i cili do te nxirrte edhe nje here ne shesh shpatat e luftes ose reforma politike dhe fiskale te cilat do ta shpinin vendin drejt Bashkimit Evropian.

Bosnje-Hercegovina e ndare po i afrohet ne menyre marramendese nje udhekryqi te rendesishem. Si qytetaret e Bosnje-Hercegovines ashtu edhe te tjere qe merren me analizat politike ne ate vend duhet ta dine se cfare opsionesh ka ne dispozicion ky vend dhe cilat do te jene pasojat e vendimeve qe do te merren pas zgjedhjeve. Pushteti nuk mund ti lihet ne dore rastesise per zgjidhjen e situates. Ne nje moment te caktuar shtetet ne rrugen e tyre te zhvillimit vine para nje udhekryqi dhe duhet te dine se cilin drejtim te marrin. Per momentin Sarajeva mund te shkoje ne tre drejtime ne drejtimin e izolimit te konfliktit ose modernizimit.

Opsioni i pare presupozon skenarin e gropes se zeze ne te cilin status-quojo politike do te vazhdonte nuk do te kishte ndryshime ne strukturen e shtetit dhe ne relacionet e qeverive te shumellojshme. Megjithese nje opsion i tille teorikisht do te ishte me i deshirueshem sesa konflikti praktikisht ai do te forconte ndarjet etnike dhe dobesimin ekonomik me pasoja te paparashikueshme sociale. Vendi do te shkonte drejt izolimit ne nje kohe qe tere rajoni gradualisht do te fitoje te drejten per te hyre ne BE dhe ne NATO. Sipas parashikimeve situata ekonomike ne Bosnje-Hercegovine do te perkeqesohet ne menyre drastike ne vitin 2011. Deri ne veren e ardhshme si Republika Srpska ashtu edhe Federata Boshnjako-Kroate do te jene ne buze te bankrotimit. Ndersa per federaten bankrotimi do te ishte me pak i demshem sepse ky entitet nxjerr te ardhura nga turizmi nga prania e madhe nderkombetare ne Sarajeve dhe nga parate qe qytetaret marrin nga diaspora e shumte Republika Srpska eshte e tejcentralizuar dhe duhet te shkurtoje me nje te treten shpenzimet publike nese synon qe te mbetet solvente. Qe te dy entitetet duhet ti perkushtohen reformes fiskale dhe disiplines financiare sepse institucionet financiare te BE-se do te hezitojne ti aprovojne kredi afatgjate per shpetimin e buxhetit nese qeveria boshnjake vazhdon me kete shpenzim te tille te stermadh publik. Per me teper disa analiste propozojne qe kriza financiare do te mund te shfrytezohet si nje rast i mire per te reformuar aparatin shteteror te tejfryre dhe shume te kushtueshem te shtetit te Bosnje e Hercegovines si dhe per luften kunder korrupsionit.

Opsioni i dyte ose me mire skenari i dyte merret me pershkallezimin e konflikteve nje kercenim i cili ka vite qe eshte i pranishem ne Bosnje-Hercegovine por qe nuk eshte sendertuar per shkak te kufizimeve dhe kontrolleve nga jashte si dhe frikes nga brenda per te mos e kaluar vijen e kuqe. Nje ecuri e tille mund te filloje nga mossuksesi per formimin e nje koalicioni qeveritar gjitheboshnjak ashpersimi i konflikteve politike dhe rritja e nacionalizmave. Nje skenar i tille ne vorbullen e renies ekonomike dhe renien e te ardhurave shteterore mund te beje qe Bosnja te niset ne nje rruge te rrezikshme te ndarjeve dhe konfliktit madje ky i fundit ne kuptimin e vertete te fjales. Politika militante do te mbizoteronte ne te dy entitetet ndersa faktoret nderkombetare nuk do te ishin ne gjendje ta frenonin kete uragan. Ndarja territoriale do te ishte e parregullt dhe konfiktuoze me rezistencen e madhe per te formuar dy mini-shtete te cilet kane lindur mbi bazen e spastrimeve dhe debimeve etnike. Ndarja e Bosnje-Hercegovines do te kishte edhe implikime te medha rajonale. Mbi te gjitha do te prodhonte varferimin dhe frustrimin e shtetit te boshnjakeve i cili do te gjendej perballe irredentizmit te fqinjit Republikes Srpska. Ne kontekst me te gjere ballkanik ndarja e Bosnje-Hercegovines do te nxiste nje sere kerkesash per secesione pavaresi dhe bashkime me shtetet fqinje. Konfliktet per te cilat eshte menduar se jane zgjidhur tashme do te shperthenin ne siperfaqe dhe do te tejkalonin keshtu mundesite e bashkesise nderkombetare per ndermjetesim dhe parandalim te krizes. Pamundesia e SHBA-ve dhe aleances se NATO-s per te parandaluar konfliktet apo shperberjen e shtetit mund te zbulonin dobesi te cilat mund te shfrytezoheshin nga ndokush tjeter.

Opsioni i trete dhe i vetmi progresiv per Bosnje-Hercegovinen eshte zhvillimi ekonomik ku pushteti dhe shoqeria do te ishin ne gjendje te terhiqnin kapitalet dhe investimet e huaja ne menyre qe te siguronin perfshirjen ne institucionet nderkombetare. Ky skenar do te kerkonte thjeshtezim te thelle te shtetit dhe reforma institucionale ne menyre qe shteti te jete ne gjendje te permbushe kushtet per anetaresim ne BE dhe te arrije fqinjet.

Misioni i tanishem nderkombetar per shnderrimin e Bosnje-Hercegovines ne nje shtet funksional i cili te jete ne gjendje te ece ne rrugen drejt integrimit euroatlantik duket qarte se ka deshtuar. Nuk dhane rezultat as masat intervencioniste dhe as perpjekjet qe politika te lihet ne dore te pushtetit te vendit sepse politikanet boshnjake bllokojne ne menyre te vazhdueshme krijimin e shtetit unitar. Faktoret nderkombetare ende vazhdojne te perpeliten me ceshtjen se si tia bejne qe Bosnje-Hercegovina ti hyje rruges konstruktive. Me siguri qe Uashingtoni dhe Brukseli do ti bejne thirrje pushtetit per reforma kushtetuese dhe per zvogelim te kompetencave per veto te cilat sot per sot i shfrytezojne administratat lokale te entiteteve. Kjo do te perfshinte dhe zvogelim te fuqise se Millorad Dodikut dhe te politikaneve te tjere qe bejne thirrje per ndarje. Do te perfshiheshin edhe perpjekje intensive qe te formohet disi nje koalicion qeveritar sepse shtyrjet e vazhdueshme te formimit te tij nxitin separatizmin. Do te ndermerreshin edhe perpjekje qe te ndryshoje ekuilibri ndermjet shtetit dhe entiteteve. Por do te vazhdojne mosmarreveshjet rreth se ardhmes se Zyres se Perfaqesuesit te Larte nderkombetar OHR. Kundershtaret do te deklaronin se mbyllja e saj eshte e nevojshme ne menyre qe boshnjaket te marrin ne dore kontrollin e fatit te tyre dhe te shtetit te tyre.

Perfshirja nderkombetare ne procesin politik nxit vartesine dhe i bie ndesh parimit te veterregullimit. Ne vend qe te ndertoje demokracine nxit nje status kuazi-kolonial i cili demoralizon dhe i ben te pafuqishem qytetaret. Mbeshtetesit e qendrimit per largimin e OHR-se presupozojne se udheheqesit lokale vene suksesin vendit mbi suksesin personal. Mbeshtetesit e OHR-se pohojne se vendi do te shperbehej pa nje trashegimtar te forte te OHR-se se sotme. Vetem nje mision i forte i BE-se do te ishte nje alternative bindese e cila do te siguronte realizimin e Marreveshjes se Dejtonit. Nje mandat i tille i BE-se do te duhej te kombinohej me nje funksion mbikeqyres ndaj udheheqesve boshnjake ne menyre qe ata tu perkushtohen reformave kushtetuese dhe administrates vendore publike per te nxitur nje raport te efektshem fiskal dhe funksional ndermjet shtetit dhe entiteteve. Ndarjet per drejtimin e Bosnjes do te vazhdojne te jene te pranishme edhe me tej nese kushtet ne vend do te perkeqesoheshin. Ne nje pat-pozicion te tille ndoshta nyjen gordiane boshnjake mund te kepuse terapia e shokut ne te cilen do te lejohej pershkallezimi i konflikteve. Megjithese nje situate e tille do te ishte shume e rrezikshme madje edhe per kufijte qe mund te vendoste bashkesia nderkombetare frika gjithnje e ne rritje e ndarjes dhe e konflikteve do te beje te mundur qe lideret dhe opinioni publik te traumatizoheshin deri ne ate mase sa do te jete e mundur qe te kerkojne seriozisht nje zgjidhje afatgjate per stabilitetin dhe qendrueshmerine e vendit. Ne te njejten kohe rreziku nga pershkallezimi i konflikteve do te beje te mundur edhe nxitjen e nje roli me efektiv te BE-se e cila do te synoje te lidhe reformat me anetaresimin ne gjirin e saj. Asgje nuk e fokuson me mire vemendjen e botes ndaj Bosnje-Hercegovines sesa fara e rrezikut qe mbart ky shtet per fillimin e nje konflikti nderballkanik. Ndoshta opsioni i trete eshte i arritshem vetem nepermjet kercenimit real te opsionit te dyte.

Perktheu nga gjuha kroate Xhelal Fejza

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›