Kryesia e re pa zerat kunder Harasani Paresore qe Rama te demokratizoje PS-ne
Ne kohen kur kreu socialist Edi Rama deklaroi nje jave me pare ne mbledhjen e Asamblese Kombetare se kryesia e vjeter nuk e realizoi detyren e saj e ne te njejten kohe kur ne ambientet brenda selise roze eshte perfolur per largimin nga kjo strukture e zerave kundershtare te politikes se kryesocialisti nje nga keto emra deputeti socialist Andis Harasani e cilesoi kete akt te dores se dyte. Sipas sekretarit aktual per programin politik rendesia paresore ne forcen ku ai ben pjese eshte demokratizimi i saj ku shtoi se kerkesat e bera nga ai dhe koleget Islami dhe Malaj ndaj PS-se kryesisht ato per kundershtimin e bojkotit dhe kerkesa per me shume demokraci brenda selise roze treguan se ishin te drejta. Ne prononcimin e tij per Top Channel Harasani theksoi se eshte e domosdoshme qe PS te kthehet ne nje force demokratike dhe njekohesisht e gatshme per te fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ajo nuk eshte nje liste zyrtare por besoj se nuk ka asnje lloj rendesie lista. Qe nga momenti qe kam hyre ne PS e deri me sot do te vazhdoj te punoj per fitoren e PS per demokratizimin e jetes politike ne vend demokratizim qe mua duhet te nise nga PS. Jam krenar besoj une dhe te gjithe miqte e mi te gjithe ata qe me kane mbeshtetur socialistet me te cilet kam folur i kemi fituar betejat publike pra ate cka ne kemi kerkuar te beje eshte bere dhe mendoj se kjo eshte rruga qe duhet te vazhdojme per te demokratizuar akoma me shume PS per ta kthyer ne nje parti te vertete demokratike dhe per ta bere te gatshme per te fituar zgjedhjet e ardhshme te 2013-s. Se kush eshte ne lista se kush votohet e se kush nuk votohet keto jane gjera te nje rendesie te dyte - tha Harasani.