Shtrohet me urgjence ne spital Sabri Godo Mjeket Po e mbajme ne kontroll te imtesishem
Politikani shkrimtari dhe skenaristi Sabri Godo u shtrua dje me urgjence ne spital. Mesohet se ai vuante prej 7 muajsh nga nje semundje e rende ne mushkeri. Gjendja e renduar ka detyruar familjaret ta shtrojne ate prane reanimacionit te Sanatoriumit. Burime nga reanimacioni i Sanatoriumit deklarojne se Godo eshte shtuar ne spital ne oret e para te mengjesit te djeshem nga familjaret e tij pasi ka paraqitur komplikacione ne mushkeri pergjate oreve te darkes. Po keto burime konfidenciale sqarojne se gjendja e tij eshte e rende ndersa mjeket deklaruan se po e mbajne ne kontroll te imtesishem. 82-vjecari Godo mban aktualisht postin e kryetarit te Asamblese Kombetare te Partise Republikane te Shqiperise e themeluar prej tij ne vitin 1991. Godo e ka drejtuar PR-ne per 7 vjet. Ai ka qene deputet i Kuvendit te Shqiperise ne dy legjislatura ku ka ushtruar detyren e kryetarit te Komisionit te Ceshtjeve Sociale dhe te atij te Politikes se Jashtme. Si shkrimtar ai ka pasur veprimtari te dendur ne publicistike vecanerisht ne revisten Hosteni ku ka botuar mbi tri mije faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime.