Izrael/Berisha investitoreve Jemi shteti me barren fiskale me te ulet ne Evrope

Une jam njeri i taksave te uleta. Ne vendosem barren me te ulet fiskale ne Evrope. Vendi im u be nje vend me rritje ekonomike dy shifrore
Kryeministri Sali Berisha ne vijim te vizites se tij ne Izrael mori pjese ne punimet e forumit ekonomik Izrael ndash Shqiperi te organizuar ne kryeqytetin izraelit Tel Aviv nga Federata Izraelite e Dhomave te Tregtise bashke me Unionin e Dhomave te Tregtise dhe Industrise te Shqiperise. Ne forum merrnin pjese 22 kompani izraelite dhe 35 kompani shqiptare. Ne fjalen e tij Kryeministri Berisha beri nje permbledhje te te gjitha reformave ekonomike te ndermarra nga qeveria shqiptare te cilat sipas tij ishin edhe celesi kryesor i perballimit te krizes financiare qe perfshiu nje sere vendesh te botes. Gjate fjales se tij ai ftoi serish sipermarresit izraelite qe te investojne ne Shqiperi. Ai theksoi se mundesite qe iu ofrohen investitoreve te huaj ne vendin tone jane shume te larta per me teper qe Shqiperia eshte edhe vendi me barren me te ulet fiskale ne Evrope. Kreu i qeverise shqiptare beri nje permbledhje te shkurter te procesit te uljes se taksave pasi 6 vite me pare Shqiperia ishte nje vend qe nuk i ofronte shume mundesi biznesit. Une jam njeri i taksave te uleta. Kur u futa ne politike nuk dija pothuajse asgje per tregjet. Regani shkruante se paraja ne llogarite e individeve private ka me shume vlere per shoqerine sesa paraja ne llogarite publike. Ne ate kohe vendosem barren me te ulet fiskale ne Evrope. Vendi im u be nje vend me rritje ekonomike dy shifrore. Pasi kalova ne opozite taksat u rriten. Kur erdha serish ne pushtet ula serish taksat. Tani Shqiperia ka nje takse te sheshte prej 10 per qindesh dhe 15 per qindesh taksen e kontributeve te sigurimeve shoqerore per sipermarresit. Hoqem shume lloje taksash dhe tani jemi vendi me barren me te ulet fiskale ne rajon dhe ne Evrope - u shpreh kreu i qeverise shqiptare.
Kryeministri Liria ekonomike ne Shqiperi eshte rritur me 16 per qind
Nder te tjera Kryeministri Berisha deklaroi se potenciali me i madh qe ofron Shqiperia eshte liria ekonomike. Sipas tij qeveria shqiptare eshte nje nga qeverite qe ka nderhyrjen me te vogel ndaj bizneseve. Qeveria ime beson se potenciali me i madh i Shqiperise eshte liria. Ne jemi nje nga qeverite me nderhyrjen me te vogel ndaj bizneseve ne bote. Ne renditemi shume larte ne disa procedura burokratike sic jane regjistrimi i biznesit licencat dhe lejet - tha me tej kreu i qeverise shqiptare. Nderkohe shtoi se nese vitin e kaluar liria ekonomike ne bote pati nje frenim ne Shqiperi u rrit me 16 per qind. Gjithashtu ai theksoi se prej dy vitesh funksionon One Stop Shop per lejet dhe licencat qe ka qene nje histori e vertete suksesi pasi u hoqen 2/3-at e te gjitha lejeve dhe licencave. Sipas tij gjate viteve te fundit ka pasur shume pak raste ne lidhje me ceshtjet e pronesise. Ne kemi nje ligj unik ne bote i cili thote se nese investitori ka marre pronesine e tokes bazuar ne dokumente origjinale shteterore nuk mund te kete ankesa ndaj tij cdo ankese duhet ti drejtohet qeverise. Ky eshte nje ligj per qetesine e plote nuk ka pasur asnje ankese per titujt e pronesise qe kur e kemi bere kete ligj.
Berisha Shqiperia mundesi reale per tu kthyer ne superfuqi energjetike
Kreu i qeverise shqiptare iu tha investitoreve izraelite se Shqiperia ka burime te medha ujore dhe qeveria shqiptare po punon per te shfrytezuar cdo burim duke iu dhene mundesi te gjithe sipermarresve qe duan te investojne ne vendin tone. Shqiperia ka potenciale te jashtezakonshme per ti ofruar cdo investitori. Eumlshte vendi i vetem qe mund te behet teresisht nje prodhues dhe eksportues i energjise se rinovueshme ne rajon. Tani jemi 98 per qind prodhues i energjise se rinovueshme por nuk kemi shfrytezuar besoj me shume se 15 per qind te te gjitha potencialeve tona te jashtezakonshme te energjise se rinovueshme - tha Kryeministri Berisha. Nder te tjera ai theksoi se te gjitha shoqerite e bizneseve izraelite qe deshirojne te investojne ne Shqiperi jane te mirepritura. Kryeministri Berisha beri nje permbledhje te investimeve qe jane bere ne vendin tone ne sektorin e energjetikes si dhe nje pershkrim te te gjitha burimeve ujore te cilat ende nuk jane shfrytezuar.
Kryeministria Berisha nuk ka thene se palestinezet sabotuan procesin e paqesZyra e Shtypit prane Kryeministrit ka pergenjeshtruar permes nje deklarate per shtyp shkrimet e publikuara ne disa gazeta ne Tirane ku sipas tyre Kryeministri Berisha ka deklaruar ne Jerusalem se procesi i paqes eshte sabotuar nga palestinezet. Zedhenesja e Kryeministrit ka sqaruar se ky eshte nje lajm kryekeput i pavertete. Kryeministri Berisha ne asnje rast dhe asnjehere nuk eshte shprehur per sabotim nga pala palestineze te procesit te paqes por ka theksuar dhe thekson se Shqiperia mbeshtet si zgjidhje te vetme zgjidhjen e dy shteteve te pavarura. Shqiperia nuk mbeshtet rezoluten e paraqitur ne OKB nga autoriteti palestinez per anetaresimin e Palestines ne kete organizate pasi mendon se kjo rezolute nuk ndihmon ne procesin e negociatave midis dy vendeve proces jetik ky per nje zgjidhje te qendrueshme te problemit me te nderlikuar te kohes. Cdo interpretim tjeter i deklaratave te Kryeministrit Berisha eshte teresisht i pavertete thuhet ne deklaraten e Zyres se Shtypit prane Kryeministrit.