Haxhinasto Se shpejti do te heqim vizat dhe me Japonine
Zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto nisi turin e vizitave te tij zyrtare ne Azi ku vendqendrimi i pare ishte Japonia. Gjate vizites ne Japoni ministri Haxhinasto u prit ne nje takim te vecante nga ministri Japonez i Puneve te Jashtme Koiciro Gemba. Kjo vizite behet ne pervjetorin e 20-te te rivendosjes se marredhenieve diplomatike ndersa duhet edhe nje vit per te festuar 90-vjetorin e vendosjes se marredhenieve diplomatike midis dy vendeve. Nje nga objektivat paresore te politikes se jashtme shqiptare mbetet levizja e lire e shtetasve shqiptare si dhe e te huajve ne vendin tone - u shpreh ministri i Jashtem shqiptar. Ne kete kuader ministri Haxhinasto tha se eshte koha qe te hiqen vizat per shtetasit shqiptare per te vizituar Japonine duke shtuar se heqja e vizave do te sjelle me afer dy popujt tane si dhe do te krijoje mundesi te medha bashkepunimi per komunitetet e biznesit te te dyja vendeve.