E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piramidat e Bosnjes

Filmi 147Buried Land148 u shfaq te shtunen ne Kino ABC ne ora 1800 por qe nuk i terhoqi shume shikuesit. Filmi ne fjale eshte produksion amerikan me regji te Steven Eastwood dhe Geoffrey Alan Rhodes. Nga Arbereshe Kryeziu me 07 dhjetor 2010 ne ora 0946

Nje vend i vjeter i shkaterruar nga lufta me nje pejzash te zbehte dhe fare pak gjalleri behet shprese e nje vendi qe po vuante akoma pasojat e luftes. Visoko eshte vendi ku u zbuluan piramidat edhepse ky vend nuk gjendet ne Egjipt por ne qender te Bosnjes. Nje vend qe zhvillon ekstremisht imagjinaten e nje personi i cili flet per piramida qe nuk i kishte pare askush.

Filmi nje gjysme drame dhe gjysme dokumentar per 81 minuta tregon historine e dy personave te zakonshem qe po kerkonin te realizonin nje enderr. Nje film qe ta humb ndjenjen e fakteve dhe te imponon imagjinaten. E si pjese e kesaj te fundit mesa duket u gjend inspirimi per realizimin e nje filmi mbi ekzistencen e disa piramidave ne Bosnje por qe pati aq shume fuqi te besohej dhe te fiksohej si ide - se nje gje e tille ekziston ne fakt.

Emiri nje boshnjak i cili kishte emigruar gjate luftes me familjen e tij u kthye ne vendlindje bashke me nje producent amerikan per ti ndihmuar atij te gjendej ne nje vend qe dinte shume per te por qe nuk do te arrinte te komunikonte me ta sepse nuk e fliste gjuhen vendase. Sjelljet e Emirit dukeshin te cuditshme ai bente gjera jo te drejta me bindjen se po vepronte drejte. Sjelljet e tij prej azilanti theksoheshin cdo here e me shume ndersa ai nuk e gjente veten ne mesin e gjithe atij vendi duke vazhduar me idene se kishte ardhur per te bere nje film rreth piramidave qe ishin zbuluar ne Visoko. Por ai nuk e kuptonte se nuk ishin piramidat ne imagjinaten e tij ato qe e lidhnin me ate vend kishte dicka tjeter. Ishte thjeshte Visoko vendi ku ai kishte lindur dhe ishte rritur ku kishte bere hapat e pare dhe ku kishte filluar te mesonte per jeten. Ishin thjeshte lashtesia e atij vendi ndertesat e shkaterruara nga lufta zymtesia heshtja mbytese njerezit e rrudhosur nder vite ata qe i rreqethnin trupin dhe i ngrinin gjakun qe e benin ate te ndihej pjese e fuqishme e atij vendi.

Tregimi ne kete film eshte i bazuar ne fuqine e te besuarit ne imagjinaten dhe ate qe njerezit shpesh e krijojne ne mendjen e tyre dhe arrijne ta shohin te gjalle. Emiri dhe regjisori jane akuzuar per ate se po silleshin si 147Borati ne Bosnje148 sepse po talleshin me besimtaret e atij vendi. Ndersa pikerisht qe edhe arsyeja pse shume nga artistet qe kishin ardhur per te pare filmin nuk qene te kenaqur e sidomos pjesemarresit nga Bosnja te cilet e cilesuan filmin si prepotent.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›