E Diel, 1 Nëntor 2026

Piratët e Karaibeve 4, rikthehet Deep, por jo dy aktoret e tjere

LOS ANXHELOS-Kapiteni Jack Sparrow do të shfaqet sërish në episodinë e radhës të filmit të kushtueshëm dhe me plot cmime, “Piratët e Katraibeve”, por jo dy protagonistët e tjerë qe e kanë shoqëruar në episodet e kaluara. këtë verë do të nisë filmimet filmi i njohur ku Johnny Depp do të luajë edhe një herë tjetër Captain Jack, dhe Geoffrey Rush rolin e tij si kundërshtar i Sparroë, Barbossa. Megjithëkëtë Orlando Bloom dhe Keira Knightley nuk pritet të kthehen të luajnë tek “Piratët e Karaibeve”. Historia e filmit është bazuar në romanin me piratë të vitit 1987 të Tim Poëers , që ka marrë disa cmime. Libri tregon historinë e një të riu – të quajtur me emrin "Jack" - i cili është kapur nga pirat e Blackbeard të cilët forcësrisht e detyrojnë të gjejnë bashkarisht Burimin e Rinisë. Teskshkruesi i 3 “Piratëve” të parë, Ted Elliott tha se duhej një linjë që ti lidhte legjendat e para me të katërtën dhe Tim Poëers shkroi romanin dhe lindi pikërisht “Pirati i Karaibeve dhe Burimi i Rinisë”. Johnny Depp nënshkroi për të luajtur në episodin e katërt të Piratëve, por jo Keira Knightley dhe Orlando Bloom. Të dy ata i thanë jo dëshirës për tu shfaqur në filmin e katërt. Aktorja Knightley në një intervistë tha se “marrja pjesë në atë film ishte një eksperiencë shumë e bukur që I dha shumë kuptim jetës time, por që mendoj se mbaron aty. C”ishte për tu bërë u bë, nuk mendojs e ka më vend për ne”. Gjithashtu edhe drejtori I trilogjisë, Gore Verbinski nuk do të kthehet. Ai do të zëvëndësohet nga Rob Marshall, drejtor i filmave të njohur si "Chicago" and "Nine." (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›