E Diel, 1 Nëntor 2026

Renditja FIFA, Shqipëria zbret -1Malta e ka pësuar akoma më keq. Nga vendi i 148-të në muajin janar, tashmë në shkurt janë në vendin e 154-t, gjashtë vende më poshtë, duke pasur tani 134 pikë.

Lajme jo të mira nga FIFA për Shqipërinë e Maltën, të cilat do të përballen sot në orën 19:30 në “Ta’Qali” të Maltës. Në renditjen e muajit shkurt 2009, e publikuar nga qeveria e futbollit botëror pikërisht në vigjiljen e ndeshjes, Shqipëria ka humbur një vend në raport me muajin janar 2009, duke zbritur tashmë në vendin e 79-të me 435 pikë, por me një bonos prej +11 pikësh. Në renditjen e muajit janar ishim në vendin e 78-të, me 424 pikë.

Malta e ka pësuar akoma më keq. Nga vendi i 148-të në muajin janar, tashmë në shkurt janë në vendin e 154-t, gjashtë vende më poshtë, duke pasur tani 134 pikë. 

Në Europë, Shqipëria është e 37-a (ka zbritur një vend), ndërkohë që Malta është e 50-a (ka zbritur një vend) nga 53 vende që aderojnë në UEFA.

Nga kundërshtarët e tjerë të eliminatoreve të Botërorit 2010, Portugalia ndodhet e 12-ta në FIFA (-1 vend), Suedia ka ngjitur 6 vende, tani e 25-ta në FIFA; Danimarka e 34-a në FIFA (+2 vende);  Hungaria, kundërshtari ynë i 28 marsit ka ngjitur 4 vende dhe tani ndodhet në vendin e 43-të.

Renditja botërore dhe ajo evropiane kryesohet nga Spanja (1693 pikë), Gjermania (1403 pikë) e Holanda (1357 pikë).

BALLE PER BALLE ME MALTEN
RENDITJET E MUAJIT SHKURT 2009

Renditjet në FIFA

Shqipëria e 79-a
Malta e 154-a
Vende: 205

Renditjet në UEFA

Shqipëria e 37-a
Malta e 50-a
Vende: 53

GRUPI 1, EL.KAMPIONATI BOTEROR

Ekipi         FIFA    UEFA    PIKË LËVIZJA
Portugalia     12    10    1020    -1
Suedia        25    17    780    +6
Danimarka        34    23    724    +2
Hungaria        43    25    629    +4
Shqipëria        79    37    435    -1
Malta            154    50    134    -6

RENDITJET

FIFA
78 Trinidad Tob.    -5 vende
79 Shqipëria    -1 vend
80 Libia        -2 vende

UEFA
36 Islanda        +3 vende
37 Shqipëria    -1 vende
38 Austri        +9 vende

Të gjitha renditjet e Shqiperise ne FIFA në muajin shkurt

Shkurt 1993:     86
Shkurt 1994:     93
Shkurt 1995:     106
Shkurt 1996:     91
Shkurt 1997:     118
Shkurt 1998:     102
Shkurt 1999:     91
Shkurt 2000:    79
Shkurt 2001:    76
Shkurt 2002:    97
Shkurt 2003:    100
Shkurt 2004:    90
Shkurt 2005:    82
Shkurt 2006:    82
Shkurt 2007:    87
Shkurt 2008:    73
Shkurt 2009:     79

E Merkure, 11 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›