Festivalit Folklorik Kombëtar : Vallja shqiptare hidhet në qytetin e Gjirokastrës

>Veprimtaria më e rëndësishme e trashëgimisë shpirtërore kombëtare do të zhvillohet në 24-29 shtator në Kalanë dhe Qendrën Historike të qytetit
Festivali Folklorik Kombëtar një nga evenimentet më të rëndësishme të promovimit të kulturës folklorike dhe etnografike kombëtare, do të organizohet gjatë muajit shtator, në qytetin e gurtë të Gjirokastrës e mbrojtur nga UNESCO si Pasuri kulturore e njerëzimit. Në konferencën për shtyp që u zhvillua dje, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango e cilësoi këtë aktivitet si një veprimtari shumë të rëndësishme të trashëgimisë shpirtërore kombëtare edhe për faktin që po zhvillohet në Kalanë dhe Qendrën Historike të qytetit muze të Gjirokastrës. Organizimi i Festivalit Folklorik Kombëtar, Gjirokastër 2009 ka për qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe propagandimin e vlerave më të mira të trashëgimisë sonë shpirtërore, të vlerave etnomuzikore, etnokoreografike, etnografike, të kostumeve popullore, veglave muzikore, riteve, traditave, zejeve, etj, të krijuara prej shekujsh nga populli, theksoi ministri Pango. Pas një pune intensive që do të bëhet për organizimin e tij, nga institucionet dhe personat përkatës, ky festival do të zhvillohet në qytetin muze të Gjirokastrës, në datat 24-29 shtator të këtij viti. Ka filluar faza e parë e përgatitjes në të gjithë vendin, që do të zhvillohet në periudhën janar-mars. Siç jeni në dijeni më 29 shtator 2008, Ditën Kombëtare të Trashëgimisë, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve shpalli organizimin e Festivalit Folklorik Kombëtar, dhe zhvillimin e tij në datat 24-29 shtator 2009. Kjo veprimtari shumë e rëndësishme e trashëgimisë shpirtërore kombëtare do të zhvillohet në Kalanë dhe Qendrën Historike të qytetit muze të Gjirokastrës,e cila konsiderohet si një Pasuri botërore e njerëzimit mbrojtur nga UNESCO, cilësoi Pango. Më tej ai ka vijuar duke theksuar edhe një herë faktin që ky është një prej evenimenteve më të rëndësishme të kësaj fushe që zhvillohet në vendin tonë si dhe ka shpjeguar para mediave kriteret e punës organizative, e cila ka filluar tashmë. MTKRS vendosi që në këtë Festival grupet përfaqësuese të përbëhen nga 60 artistë, nga 50 që ka qenë në festivalet e tjera dhe koha e konkurrimit të jetë 30 minuta nga 20 që ka qenë më parë, shpjegoi Pango. Organizimi i Festivalit Folklorik Kombëtar, Gjirokastër do të synojë gjallërimin e jetës kulturore të vendit në përgjithësi dhe të qytetit muze të Gjirokastrës dhe zonave rreth saj në veçanti, duke përcjellë tek spektatorët dhe vizitorët vendas dhe të huaj dhe në publikun e gjerë, kulturën popullore që ruhet dhe zhvillohet në hapësirat mbarëkombëtare shqiptare. Gjithashtu kjo veprimtari do të evidentojë vlerat e qytetit muze të Gjirokastrës, të cilat vitet e fundit kanë parë një zhvillim shumë të madh falë interesimit të vazhdueshëm të qeverisë shqiptare për ruajtjen, mbrojtjen dhe restaurimin e vlerave të trashëgimisë kulturore që mbart ky qytet. Propagandimi dhe popullarizimi i këtij festivali do të nxisë edhe më tepër turizmin kulturor dhe shtimin e vizitorëve vendas dhe të huaj në monumentet e trashëgimisë sonë kulturore dhe në veprimtaritë e trashëgimisë shpirtërore. Në zbatim të punës dhe të masave organizative për mirë organizimin e Festivalit Folklorik Kombëtar, Komiteti Organizativ në mbledhjen e tij të radhës, ka vendosur që puna organizative dhe programi i masave që do të ndërmerren për këtë veprimtari të rëndësishme kombëtare, të jetë prioritet i çdo Qarku, Bashkie e Qendre Kulturore, për një prezantim dinjitoz të të gjitha grupeve pjesëmarrëse në Festival. Tashmë ka filluar faza e parë e përgatitjes në të gjithë vendin, që do të zhvillohet në periudhën janar-mars, e cila përfshin pika të ndryshme si, ngritjen e një grupi qendror të punës në rang Qarku të përbërë nga përfaqësues dhe specialistë të fushës nga të gjitha Bashkitë e Qarkut, por edhe ngritjen e një tjetër grupi pune të përbërë nga specialistë të trashëgimisë kulturore shpirtërore pranë çdo Bashkie. Gjithashtu një tjetër pikë, jo më pak e rëndësishme është edhe vendosja e një kontakti me grupet popullore, bartësit dhe interpretuesit e trashëgimisë kulturore shpirtërore që përfaqësojnë Qendrën Kulturore, me grupet folklorike të shoqatave dhe NGO-ve të fushës së trashëgimisë kulturore shpirtërore, si dhe me individët e interesuar për pjesëmarrje në Festivalin Folklorik Kombëtar, Gjirokastër 2009 që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në territorin administrativ të Qarkut. Një nga pikat e tjera të punës organizative, deri në zhvillimin e festivalit është edhe organizimi i shfaqjeve dhe ekspeditave, në të gjithë territorin e Qarkut, ku specialistë të trashëgimisë kulturore shpirtërore bëjnë përzgjedhjen e repertorit bazuar në Kriteret Shkencore të Festivalit Folklorik Kombëtar, Gjirokastër 2009. Është detyrë e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike që në bashkëpunim edhe me specialistët e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit të ndjekë nga afër të gjitha përgatitjet që do të bëhen për këtë veprimtari të rëndësishme kombëtare të trashëgimisë kulturore shpirtërore si dhe duke dhënë ndihmesë për mënyrën organizative dhe të përzgjedhjes profesionale të repertorit. Duke qenë veprimtaria më e madhe e trashëgimisë shpirtërore kombëtare kërkohet që i gjithë viti 2009 të jetë viti i përgatitjeve dhe veprimtarive të shumta folklorike të cilat do të ndikojnë në gjallërimin e jetës kulturore artistike të të gjithë vendit duke e kthyer vitin 2009 një vit të këngës, valles e melodisë popullore për të arritur një organizimin perfekt të Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës në muajin shtator, si një festë kombëtare të trashëgimisë shpirtërore shqiptare. Festivali Folklorik i Veglave të Muzikës Popullore është veprimtari multikulturore, ku përveç shfaqjeve që zhvillohen në Kalanë e qytetit muze të Gjirokastrës, organizohen edhe veprimtari të tjera si ekspozita, promovime botimesh, seminare, etj. Ky eveniment gjallëron jetën kulturore në Kalanë e qytetit dhe në qendrën historike të Gjirokastrës si dhe promovon dhe ballafaqon vlerat kulturore folklorike, sidomos në drejtim të interpretimit dhe shoqërimit në instrumente popullore. Gjithashtu kjo veprimtari ka si qellim të nxisë turizmin kulturor dhe të gjallërojë biznesin vendas në qendrën historike të qytetit. MTKRS duke zbatuar statutin e mirëfilltë të Festivalit Folklorik të këtij eventi të rëndësishëm kulturor, ka vendosur të respektojë afatin e tij të caktuar, që ky festival të organizohet një herë në 5 vjet. Festivali parashikohet të zhvillohet në ceremoninë e hapjes paraditen e datës 24 shtator dhe përfundon përkatësisht me ndarjen e çmimeve fituese më 29 shtator në Kalanë e Gjirokastrës, në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.
**************************
Historiku i Festivalit
Festivali Folklorik Kombëtar është zhvilluar fillimisht në qytetin e Tiranës në vitin 1957 me siglën "Festivali Kombëtar i Këngës Muzikës dhe Valles". Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968. Pas këtij festivali në kalanë e këtij qyteti është zhvilluar rregullisht, çdo pesë vjet, Festivali Folklorik Kombëtar "respektivisht në vitet 1973, 1978, 1983, 1988). Në vitin 1995 FFK u zhvillua në kalanë e qytetit të Beratit dhe në vitin 2000 FFK rikthehet përsëri ne qytetin e Gjirokastrës.