Vdekjet nga gripi, më të pakta nga ç‘pritej
Meksika, pas shqyrtimit më të kujdesshëm të rasteve, e ka ulur nga 176 në 101 numrin e vdekjeve për të cilat dyshohet se është shkaktar gripi i derrave; gjë që i bën ekspertët botërorë të shëndetësisë të mendojnë se një shpërthim masiv i tij do të qe më pak i rrezikshëm nga ç‘mendohej fillimisht. Ministri i Shëndetësisë së Meksikës, Hoze Angel Kordova, tha dje për rrjetin britanik, BBC, se duke u bazuar te testimi i kampioneve, përqindja e vdekjeve ishte e krahasueshme me mesataren e një gripi të zakonshëm sezonal. Lajmi erdhi kur Meksika ka ndaluar praktikisht jetën publike, në përpjekje për të mbajtur nën kontroll përhapjen e gripit.
Italia raportoi dje rastin e parë të infektimit me gripin e derrave, duke e çuar numrin e shteteve ku është përhapur virusi i tij në 17. Në Egjipt, autoritetet kanë nisur shfarosjen e më shumë se 300 mijë derrave, në atë që fillimisht u përshkrua nga ky shtet si masa paraprake kundër këtij gripi. Megjithatë, ekspertët thonë se virusi nuk mund të transmetohet nga konsumi i mishit të derrit dhe për disa ekspertë, nisma e qeverisë egjiptiane nuk është racionale.
Pesë shtete jashtë Meksikës kanë konfirmuar transmetimin e virusit nga një individ te të tjerët. Edhe Kina po përpiqet të marrë masa për ndalimin e përhapjes, pasi konfirmoi të premten rastin e parë të infeksionit. Autoritetet kineze kanë bërë me dije se do të mbajnë në karantinë të gjithë ata që udhëtuan nga Meksika në avionin ku gjendej një burrë i infektuar. Fluturimet nga Meksika janë pezulluar dhe klientët e tjerë të hotelit ku qëndronte i infektuari, bashkë me stafin e tij, tashmë janë në karantinë. Edha Koreja e Jugut ka konfirmuar një rast infeksioni nga gripi i derrave.
Ndërkaq, rastet e studiuara jashtë Meksikës duket se nuk janë të rënda. Doktoreshë An Shuçat, zëvendësdrejtoreshë e Qendrës Amerikane Për Kontrollin dhe Parandalimin e Epidemive, tha se me gjithë shqetësimin e ekspertëve për mundësinë e shfaqjes së rasteve të rënda, pjesa dërrmuese e rasteve të deritanishme ka qenë "mesatare, sëmundje e vetëkufizuar". Virusit të ri i mungojnë karakteristikat që e bënë gripin pandemik të vitit 1918 aq vdekjeprurës, tha një zyrtar tjetër i lartë i Qendrës Amerikane Për Kontrollin dhe Parandalimin e Epidemive.
Ministri meksikan i Shëndetësisë, Hoze Angel Kordova, tha se edhe ai qe dakord me këtë qëndrim dhe se autoritetet e vendit të tij, për shkak të panikut fillestar, mund ta kenë mbivlerësuar rrezikun. Ai sqaroi se 43.7 për qind e rasteve të dyshuara e testuara deri në këtë pikë kanë rezultuar pozitive një total prej 397 të prekurish. 16 nga ky grup të sëmurësh kanë vdekur. "Kjo do të thotë se, me sa duket, shtrirja e tij nuk është aq e madhe sa ç‘menduam në fillim".
Megjithatë vërejti se rreziku i përhapjes së infeksionit qe ende i madh dhe disa prej elementëve të kufizimit pesëditor të çdo lloj aktiviteti në vend mund të mbeteshin në fuqi edhe në ditët që do vijojnë. Restorantet, ndërtesat publike dhe bizneset janë mbyllur, ndërkohë që Meksika përpiqet të mbajë përhapjen e virusit nën kontroll, dhe njerëzit këshillohen të mos largohen nga shtëpitë.
Kryetari i Bashkisë së Meksikos, Marselo Ebrard, bëri me dije se masat e emergjencës po japin rezultate "dhe shifrat po përmirësohen çdo ditë". Ajo që po nis të shqetësojë gjithnjë e më shumë, është impakti që do ketë gripi në ekonominë meksikane. Një seri shoqërish fluturimesh amerikane thonë se do të ndërpresin linjat me këtë vend, për shkak të rënies së kërkesës. Për turizëm as që bëhet më fjalë, që në çastin e shpërthimit të gripit para dy javësh.