E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: PS nuk heq dorë nga transparenca e zgjedhjeve

Duke përshëndetur deklaratën e ambasadorit spanjoll në Tiranë, deputetja e PS-së, Arta Dade theksoi se maxhoranca ka vendosur të shpërfillë krejtësisht vullnetin pozitiv të Partisë Socialiste.

“Kryeministri i Ruzhdies gabon rëndë nëse mendon se kjo krizë do të zgjidhet vetiu. Kriza politike është ulur këmbëkryq në Shqipëri dhe kjo krizë nuk mund e nuk do të zgjidhet nëse nuk plotësohet kërkesa e Partisë Socialiste për një hetim të plotë e të hollësishëm të zgjedhjeve të 28 qershorit”, theksoi Dade për mediat.

Sipas saj, opozita tashmë ka ofruar kompromisin e saj, duke njohur rezultatin e dalë nga zgjedhjet. “Vullneti i Partisë Socialiste për transparencën e plotë zgjedhjeve dhe hapjen e kutive as nuk do të tretet e as nuk do të bjerrjet përballë kokëfortësisë së Kryeministrit të Ruzhdies”, shtoi deputetja socialiste. Më tej, Dade tha se Partia Socialiste nuk do të heq dorë nga kjo kauzë sepse prej saj varet fati i demokracisë në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›