Roma-Adriano, vendimi në fundjavë

Nga Express më 01 mars 2011 në ora 20:30
Roma-Adriano, përfundim i një lidhjeje.
Përkundër përgënjeshtrimit të menaxherit të lojtarit, Gilmar Rinaldi, shkëputja e kontratës në mes të klubit italian dhe sulmuesit brazilian tashmë është evidente.
Giallorossi kanë vendosur ta shesin ish futbollistin e Interit, Parmës e Fiorentinës, derisa vendimi pritet të merret në fundjavë.
Për Adrianon, interesim kanë shfaqur klubet braziliane, Corinthians e Flamengo.
Futbollisti në mbipeshë, nuk tregoi asgjë, në rikthimin e tij në Serie A, kështu që palët do të ndahen shumë shpejt.