E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i BE-së në takim për herë të parë më Obamën



Presidenti i Bashkimit Europian, Herman Van Rompui do të takohet për herë të parë me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barak Obama. Dirk De Backer, zëdhënës i Van Rompui, ka bërë me dije se "është planifikuar një takim i shkurtër ndërmjet tyre".
Van Rompui, i cili e ka marrë detyrën e presidentit të Bashkimit Europian në nëntor të vitit të kaluar, do të udhëtojë në Uashington për të marrë pjesë në samitin bërthamor më 12 dhe 13 prill. Ndërkaq gjatë takimit me krerët politikë të vendeve të Europës Lindore, pas firmosjes së traktatit "START 2" në Pragë të çeksië, për reduktimin e armëve bërthamore, Obama i ka siguruar aleatët e kësaj pjese të kontinentit të vjetër përsa i përket çështjeve nukleare. Shefi i Shtëpisë së Bardhë u takua mbrëmjen e së enjtes me liderët e Evropës Qendrore dhe Lindore, për t'i zbutur drojet se marrëdhëniet më të mira SHBA-Rusi, nënkuptojnë dobësimin e lidhjeve të sigurisë me ish satelitët sovjetikë.
Obama shtroi një darkë për 11 liderët në Pragë pasi nënshkroi marrëveshjen për reduktimin e armatimit me homologun e tij rus, Dimitri Medvedev. Vendimi i administratës Obama që t'i prishë planet për ndërtimin e pjesëve të mburojës kundër raketore në çeki dhe Poloni, kanë nxitur disa dyshime tek disa vende se lidhjet e tyre me Uashingtonin mund të dobësohen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›