Pirro Milkani: Rikthehem në Pragë, për Një dashuri të largët
Një histori e cila do të priste në sirtar për shumë vjet. Ishte historia e një të riu, i cili u dashurua në Çeki, por që prishja e bllokut komunist në atë kohë e detyroi që të largohej nga dashuria e tij. Ai ishte pjesë e atij kontingjenti me të rinj që mbartnin të njëjtën histori mbi supe. Megjithatë Pirro Milkani pati mundësinë që të rikthehet dhe të hedhë në celuloid atë pjesë jete,
të cilën ai e braktisi pa dëshirën e tij. Filmi "Trishtimi i Zonjës Shnajder" është i ndërtuar mbi elementë autobiografikë dhe në këtë realizim, ai kreu një udhëtim në të shkuarën e tij, duke sjellë para shikuesve, jo vetëm historinë e tij personale, por edhe atë të shumë bashkëmoshatarëve të tij shqiptarë. E ndërkohë sërish historia do të vazhdojë. Do të jetë një tjetër projekt kinematografik, i cili do të tregojë se si do të përfundojë kjo histori, e cila dikur nisi në Pragë. Në një intervistë dhënë për gazetën SOT, regjisori Milkani tregon se edhe pala çeke ka dëshirë që të mbështesë këtë seri të dytë të këtij filmi. E ndërkohë se çfarë ndodh me fatin e personazheve në këtë film, regjisori na e zbulon në vijim të kësaj interviste.
-Para disa kohësh në Çeki u zhvillua java e filmit shqiptar, ku një prej filmave ishte dhe Trishtimi i zonjës Shnajder. Ju si regjisor çfarë mund të na thoni për këto ditë të kinematografisë shqiptare?
Me nismën e Arkivit të Filmit Shtetëror Çek, ambasadës shqiptare në Çeki, si dhe me nismën e Arkivit Shtetëror të Filmit Shqiptar u organizua në Pragë java e filmit shqiptar. Filmat që u shfaqën u përzgjodhën nga pala çeke dhe kriteri i përzgjedhjes së tyre ishte se u përzgjodhën filma që kishin diçka të përbashkët me Çekinë, p.sh para shumë vitesh Arkivi Shtetëror i Filmit Çek qysh në ato vite bleu filmin Koncert në vitin 1936, pra në arkiv ajo ishte kopje origjinale e subtitruar në gjuhën çeke. U shfaqën dhe filmat Gjallë, Syri magjik, Mao Ce Dun, Parrullat. Pjesëmarrja e publikut ishte speciale, sepse aty vinin në qendër të Pragës, që është dhe kinemaja e arkivit të filmit shtetëror. Aty shfaqen filma që nuk kanë publik të madh, por që prezantojnë një vend, p.sh pas javës shqiptare do të vinte panorama e një regjisori të madh spanjoll. Në shfaqjen e filmit Koncert në vitin 1936 unë konstatova se filmi nuk ishte aspak i vjetruar, ai ishte shumë aktual dhe bindës për spektatorin çek. Spektatorët bënin pyetje të ndryshme dhe unë do të veçoja, kritikun Jan Slloboda shumë i njohur, i cili më tha që për kohën që ai është i xhiruar ai është i zhveshur nga dogmat. Filmat e tjerë ishin filma të prodhuar pas viteve 90 dhe unë po përqendrohem tek filmi Parrullat ku dhe asistova. Pashë që problematika që ngrihet në të është e ngjashme dhe e kuptueshme për spektatorin çek, sepse ata përjetuan jo vetëm komunizmin, por dhe okupacion rus plot 22 vjet. Më bëri përshtypje pyetja, se paska pasur dhe personazh si ai që interpreton Birçe Hasko, dhe ku mësuesi duhet të dënohet, dhe unë u përgjigja se vërtetë ka pasur të tillë. Në prezantimin e filmit Trishtimi i zonjës Shnajder, ku veç meje ishin dhe aktorë çekë dhe producentja. Pas diskutimit të filmit unë mora autorizimin e kolegëve të mi çek, që tiu them atyre që në ditët e prezencës sime në Pragë mora nga duart e Rade Shofrik një sinops të skenarit të serisë të dytë të filmit Trishtimi i zonjës Shnajder, me një titull provizor Një dashuri e largët.
-Filmi Trishtimi i zonjës Shnajder u soll tek publiku pas shumë vështirësive, ndërkohë çfarë mund të na thoni për realizimin e këtij projekti kinematografik?
Unë së bashku me Enon po përpiqemi që të realizojmë këtë film. Ky do të jetë seria e dytë e filmit Trishtimi i zonjës Shnajder. Do të ketë shumë vështirë, pasi ne e dimë se çfarë pasoja pati mungesa financiar. Pala çeke deri tani formalisht mendon një kontribut shumë të madh financiar. Në momentin që ky kontribut do të realizohet, pasi duhet të dimë që në botë sot ka shumë projekte por ka pak para, në momentin që do të realizohen këto premtime, duke pasur përkrah dhe Enon që është energjik me ide të reja ne do ti hyjmë realizmit të projektit.
-E ndërkohë çfarë është bërë deri tani?
Konkretisht është bërë një sinops, ku unë jam dhe në kontakt me shkrimtarin Teodor Laço, i cili është dhe një specialist i kinematografisë, pasi ai ka shkruar shumë skenare. Ai do të jetë për pjesën shqiptare dhe ngjarja është vazhdimi i historisë, aty ku ngelet e para. Fati i Lek Serjanit në Shqipëri dhe fati i zonjë Shnajder në Çeki, fati i shokëve të Lekës etj.
-Cili do të jetë moment kyç i këtij prodhimi kinematografik?
Momenti kyç do të jetë pushtimi i Çekisë nga forcat e Traktatit të Varshavës në vitin 1968 dhe vendimi i pozitiv për të denoncuar këtë akt agresiv. Momente të tjera interesante janë përpjekjet për tu bashkuar, izolomi i Shqipërisë dhe filmi mbyllet me kthimin e Lekës në Çeki kur dhe fiton demokracia.
-E takon Leka zonjën Shnajder?
Ai nuk e takon dot, sepse ajo për fat të keq ka vdekur. Dhe Lekja është gati 54 vjeç, kur kthehet në Çeki pas 30 vitesh, po asht si më ka ndodhur vërtetë.
-Nëse gjenden financimet, si do të vijojnë xhirimet e filmit?
Në ndryshim nga seria e parë e filmit, xhirimet kryesisht do të jenë në Shqipëri, pra çfarë ndodh me Lekë Serjanin dhe me Kinostudion, atmosferën shoqërore dhe politike të Shqipërisë. Do të ketë xhirime në Çeki, se çfarë ndodh atje dhe vëmendja do të përqendrohet tek mikesha e Lekë Serjanit, tek përgjegjësja e hotelit. Xhirime të tjera do të ketë disa ditë në Berlin dhe në Jugosllavinë e Titos. Ku një grup turistësh çekë vijnë deri në Liqenin e Shkodrës në kufi me Shqipërinë të rrethuar me tela me gjemba, ku shikojnë vendin ku jeton Lekë Serjani.
-Para disa kohësh u bë e ditur se FMAA kërkon administrimin e filmave që janë prodhuar para viteve 90, dhe ata të mos jenë nën administrimin QKK. Ju si mendoni?
FMAA po funksionon prej 6 vitesh dhe jemi dëshmitarë të asaj që jo ashtu si duhet. Them të mos kalojë në shumë hallka administrimi i këtyre filmave, por të gjendet diçka për përmirësimin e saj rreth kornizave ligjore. Në rast se jo forumi apo një shoqatë distributive ta marri në dorë administrimin e filmave.
-Sipas jush, pse jo QKK?
Jo QKK, sepse ne ke marrëdhënia të këqija me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, por misioni i saj është promovimi i prodhimeve të reja kinematografike, dhe e dyta nuk ka struktura dhe njerëz për ta ndjekur këtë. Po marr një rast, ne prej dy vitesh jemi në gjyq me një gazetë greke, e cila në 127 numrat e saj shet në mënyrë ilegale në Greqi filmat tanë. QKK nuk e ndjek dot këtë dhe po e ndjekim ne si forum. Jemi në proces gjyqësor. Ne kemi interes që të përmirësohet kjo gjë. E merr forumi apo një shoqatë distributive kjo nuk ka rëndësi, pasi e rëndësishme është që të përmirësohet kjo situatë. Filmat sot vidhen, piratohen, nga stacione të ndryshme televizive, dhe duhet të parandalohet kjo gjë.
-A e lejon ligji që një shoqatë të merret me administrimin e filmave?
Filmat janë pronë e kombit tonë. Ato janë të depozituara në arkiv dhe janë pasuri kombëtare dhe ne duam ti administrojmë sa më mirë, ne nuk duam ti pronësojmë ato. Nëse ka pamundësi ligjore për këtë atëherë janë juristët, është ZSHDA që mund ta shikojë këtë punë dhe të gjendet rruga më e mirë.
-Sipas jush sa zbatim gjen e drejta e autorit?
Deri tani zbatimi i së drejtës së autorit ka gjetur zbatim 7 përqind. E drejta e autorit, prona intelektuale është një nga parimet kyçe të Këshillit të Evropës, që të zbatojmë ligjin për pronën intelektuale. Kjo nuk po gjen zbatim dhe për këtë po luftojmë ne si forum, por duhet të lufto