Pirro Milkani, ç’nuk bën për “Oscar”-in?!
Pas filmave 100% shqiptarë, “Kolonel Bunker” dhe “Parrullat”, filmi shqiptaro-çek, “Trishtimi i Zonjës Shnajder” me regji të Pirro Milkanit ka bërë dje prezantimin e njëanshëm zyrtar si kandidat për çmimin “Oscar” në seksionin e gjuhëve të huaj. Prej amerikanëve do të jetë e vështirë që ky film të konceptohet se është edhe shqiptar, kur gjuha, mjedisi, personazhet, mentaliteti janë në çekisht. Nga QKK-ja shqiptare nuk është dërguar dhe dorëzuar para mediave asnjë dokument zyrtar që të ketë firmosur pjesëmarrjen e filmit. E vetmja deklaratë vjen gojarisht nga vetë Milkani: “Ti je në rregull na ka thënë QKK”
Pirro Milkani, ç’nuk bën për “Oscar”-in?!
Po t’i gërricësh qoftë dhe në majë të thonjve, sindroma e plakur e komunizmit ngre menjëherë krye, sidomos tek ai brez që e kaluan shumicën e jetës në një sistem që iu frustruar çdo e drejtë për të folur. Lajmin e mirë që mundi, dje, të na e përcillte regjisori Pirro Milkani për konkurrimin e filmit të tij autobiografik “Trishtimi i zonjës Shnajder”, për çmimin “Oscar”, nuk bëri gjë tjetër veç pastrimit të radhës për një farë ndërgjegje të fshehur, të asaj që me plot gojën quhet mendësi pushteti, që në ditët e sotme të çlirimit do ta quanim intelektual krejtësisht cinik.
Nuk është hera e parë që ndeshet ky cinizëm, për të mohuar pjesën tjetër të ekzistencës, ose më shkurt për ta kërcënuar.
Përballë medias, regjisori Pirro Milkani nuk ka mundur të mbushë boshllëkun zyrtar të munguar në panelin e krijuar dje për të treguar arritjet distributive të filmit të tij, si dhe ngjarjen kryesore për pranimin e filmit në konkurrencën e çmimeve “Oscar”.
I financuar ky film nga Qendra Kombëtare Kinematografike, madje me fonde shtesë dhe që njihet si bashkëpunim po ashtu financiar edhe me Qendrën Kinematografike çeke, për “Trishtimi i zonjës Shnajder”, u tha dje se është cilësuar si i rregullt nga institucionet e mësipërme për të marrë pjesë në “Oscar”. Por asnjë dokument zyrtar, madje nuk ishte i pranishëm as kreu i QKK-së, pra palës që përfaqëson autoritetet e larta zyrtare shtetërore shqiptare, nuk është treguar dje para medias.
Në konferencën e djeshme për shtyp janë kërkuar nga mediat arsyet e mungesës së këtij përfaqësimi – por asnjë përgjigje nuk është marrë duke e degjeneruar takimin në arsye personale, e shfryrje mllefi, e cinizmi. Duke iu shmangur kështu një realiteti: a është e vërtetë që QKK-ja ka hedhur firmën për filmin e paguar nga taksapaguesit shqiptar, për të prezantuar në një gjuhë tjetër në konkurrimin botëror kinematografik. Në mos qoftë e vërteta kjo, vetë Milkani duhet ta pranonte këtë inferioritet, pa pasur frikë nga fshehja, si shans për ta dëgjuar në shqip filmin dhe çekët të vazhdojnë të entuziazmohen dhe të krenohen për aktoren e tyre që e çoi filmin “shqiptar” në “Oscar”.
Nëse për filmin shqiptar në Çeki është folur më dendur, u tha hapur se ata “mbrojnë aktoren e tyre”, sigurisht që këtu meritat e regjisorit Milkani i takojnë për idenë - sepse çekët për herë të parë shohin një film të huaj për jetën e tyre, të luajtur me aktoren më të mirë që kanë. Kjo edhe për faktin se politika e kulturës në Çeki është shumë më tepër e ndejshme për ta përhapur kulturën e tyre në vende të tjera, dhe kjo duket te shumat që derdhin për këtë. Ka dhe shembuj të tjerë para Milkanit për këtë. Kurse fakti tjetër pse entuziazmohen më shumë çekët për filmin shqiptar është gjuha, ai film titrohet në shqip dhe luhet i gjithi në gjuhën çeke. Kjo është ana e errët që kërkon të na imponojë regjisori dhe që sërish me plot të drejtë entuziazmohen çekët, në lidhje me seksionin e kandidimit të filmit shqiptaro-çek, që ka të bëjë për filmat në gjuhë të huaj, pra jo në gjuhën angleze.
Nuk kuptohet në gjithë këtë situatë nëse filmi është shqiptar apo çekët e kanë blerë një regjisor shqiptar për të bërë një film?! Për logon e produksionit shqiptaro-çeke ky film na sjell sihariq, por në kontestimin kritik është një film që duhet shënuar me pjerrësi germash se është paguar dhe nga taksapaguesit shqiptarë, për ta lexuar në shqip?!
Ky është edicioni i 81-të i çmimeve “Oscar”, ku filmi i regjisorit Pirro Milkani, bashkë me kontributin e të birit Eno Milkani, merr pjesë mes 67 filmave të tjerë që konkurrojnë për seksionin në gjuhë të huaj. Filmi “Trishtimi i zonjës Shnajder”, merr pjesë në kategorinë e filmave në gjuhë të huaj, pas pjesëmarrjes në konkurrimin “Oscar” të dy filmave shqiptarë të mëparshëm, “Koloneli Bunker” me regji të Kujtim Çashku dhe “Parrullat” me regji të Gjergj Xhuvanit.
Ndërsa në gjithë këtë kohë është folur më parë, madje është deklaruar se po pret të përmbushë gjithë procedurat, filmi “Koha e kometës”, me regji të Fatmir Koçit.
Duket se presioni mes regjisorëve është shtuar aq shumë, sa edhe dje, Milkani ka artikuluar qartë grupin e regjisorëve që e mbështesin, për çdo rast “avarie”!
Megjithatë, punët e shqiptarëve si në çdo herë, të zhgënjejnë për mënyrën se si i komunikojnë arritjet, se si tentojnë të të bindin, e të manipulojnë me vetëdeklarata e vetëmburrje - si për t’i rezistuar mosprekjes së figurës, karrierës së ndërtuar në vazhdën e gati 60 viteve, që nga ‘45 e deri më sot.