E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT, 60 shefa shërbimesh në punë edhe në fundjavë

Mbi 60 shefa sherbimesh ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", se bashku me personelin tjeter shendetesor, do te jene prezent ne ambientet e punes, edhe ne fundjave. Ky eshte urdheri me i fundit i drejtorit te QSUT, i cili thote se ishte e nevojshme nje mase e tille, pasi mjeket e rojes ne shume sherbime, jane thjesht specializante apo vullnetare.

"Pese ditet e javes, deri te premten nga shtate ore e gjys, dhe pjesa e mbetur e dy ore e gjys, pra 40 oreshi i parashikuar ne Kodin e Punes, te perdoret me efikacitet diteve te shtuna. Duke pare situaten qe atje sherbejne me teper vullnetare dhe specializante ne thame qe stafi mjekesor, me ne krye shefat e sherbimeve te jene detyrimisht edhe diten e shtune", thote Ilir Dashi, drejtor i QSUT-se.

Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza" eshte me e madhja ne vend persa i perket fluksit te pacienteve, qe vijne jo vetem nga Tirana, por edhe nga rrethet e tjera te vendit, megjithse zbatimi i sistemit te referimit, sipas drejtuesve te kesaj qendre e ka ulur disi fluksin.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›