E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis kaosi i trafikut në kryeqytet

Kjo është panorama që të ofrohet në të gjitha akset kryesore në kryeqytet. Trafiku i rënduar ka bërë që udhëtimi më i shpejtë dhe komod në drejtim të çdo destinacioni të bëhet në këmbë, pasi me makinë është i pamundur.
Mbarimi i pushimeve dhe rikthimi në vendet e punës të kryeqytetasve, duket se është shkaku kryesor i këtij trafiku. Por mesa duket, trafiku është rënduar së tepërmi jo vetëm si pasojë e shtimit të mjeteve por edhe si shkak i shkeljes së rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve. Pikërisht për të stabilizuar situatën, policia ka hartuar një plan masash.
Policia “Me rikthimin nga pushimet kemi hartuar një plan masash, parkimet dyshe, kundravajtjet janë një problem. Gjithashtu probleme janë edhe pijet alkolike, mosmbajtja e rripit dhe skafandara nga motorrat. Këto bëhenë shkak edhe për aksidente ndërsa do të gjobiten kundravajtësit. Policia ka shtuar forcat.”
Duke pohuar se nuk do të ketë kompromis me asnjë prej kundravajtësve, Shefi i Qarkullimit për Tiranën deklaron se në një ditë penalizohen rreth 600 drejtues mjetesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›