Pitella: "Ruzhdia", e frikshme
Denis Dedej
Zevendespresidenti i pare i Parlamentit Evropian, Xhovani Pitella, e konsideroi si shume te pergjegjshme vendimin e Partise Socialiste Shqiptare, per te hyre ne Parlament. Deklarata e zyrtarit te larte evropian u be diten e djeshme, pas takimit me kryesocialistin Edi Rama, ne Strasburg. Gjate nje komunikimi per mediat, Pitella tha se pas hyrjes se opozites ne Kuvend, ka nevoje per qartesi, ka nevoje per transparence sepse zgjedhjet duhet te jene te pastra, dhe nuk duhen prekur nga asnje lloj mashtrimi. "Atehere te mos shohim nga e shkuara, por te shohim drejt te ardhmes dhe te krijohen ato situata e kushte qe do te lejonin qe zgjedhjet e ardhshme te jene zgjedhje mbi te cilat nuk rendon asnje dyshim", deklaroi zyrtari i larte i Parlamentit Evropian. I pyetur per ceshtjen e "Ruzhdies", zevendespresidenti i PE tha se "e kam lexuar dokumentacionin dhe eshte me tere mend e frikshme". Sipas tij, aty pershkruhen rastet, jo nje e dy raste, por dhjetera e dhjetera situata ne te cilat ka persona qe rezultojne te kene votuar, por qe nuk ishin te pranishem ne ate moment dhe ne ate vend. Me tej, ai tha se ka pasaporta qe rezultojne te jene kontrolluar me numrin ne procesverbalin e zgjedhjeve, por ne fakt personat qe kishin ato pasaporta deklarojne se nuk kane votuar. "Pra, me nje fjale ka prova te pakundershtueshme qe tregojne se ka pasur mashtrim. Dhe keto mashtrime vijne si pasoje e korrupsionit", u shpreh Xhovani Pitella. Ne vijim te prononcimit te tij, zyrtari i Parlamentit Evropian theksoi se "eshte dakord qe t'u jepet fund ketyre gjerave, per sa i perket te shkuares por keto gjera nuk duhet te ndodhin ne te ardhmen". Atehere, sic tha ai, te ngrihet nje komision hetimor, ky komision hetimor te vertetoje kush ka gabuar, qofshin keta te se majtes apo te se djathtes, kjo nuk ka rendesi. "Ka rendesi te gjenden pergjegjesit dhe te parandalohet qe kjo te ndodhe edhe ne te ardhmen. Duhet t' ju japim qytetareve sigurine qe kur shkojne per te votuar, shkojne per te votuar ne nje sistem politik e demokratik ne te cilin vota e tij ka vlere. Dhe vota mund te kete vlere vetem nese nuk ka mashtrime. Kjo per sa i perket te ardhmes", deklaroi zevendespresidenti i pare i Parlamentit Evropian. Pitella uroi "qe qeveria shqiptare ta pranoje kete propozim qe eshte nje propozim qe nuk u sherben vetem socialisteve por te gjitheve". "Ne te ardhmen te gjithe duhet te kene te drejtat e tyre dhe detyrat e tyre, te gjitha partite politike, e gjithe politika shqiptare duhet te konfigurohet si nje politike qartesisht evropiane", perfundoi fjalen e tij per mediat, zyrtari i larte i PE.