"Vizat, Rama, po perpiqet te evropianizoje Shqiperine"
Zevendespresidenti i Parlamentit Evropian, i shprehu dje kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rames, mbeshtetjen e plote te Partise Demokratike italiane, te europarlamentareve te Grupit Socialist e Demokrat. Gjate komunikimit te tij me mediat per detajet mbi takimin me kryesocialistin, Xhovani Pitella, tha se e "mbeshtesin perpjekjen e madhe inovatore qe po kryen Edi dhe perpjekjen per evropianizimin e Shqiperise". Sipas tij, "evropianizimi i Shqiperise do te thote te krijohen kushtet legjislative, te krijohen kushtet normative, te krijohet transparenca maksimale". "Per shembull beteja e Edi Rames per liberalizimin e vizave eshte nje beteje qe nese e fitojme do te lejonte qe Shqiperia te hynte ne Bashkimin Evropian, sepse Shqiperia nuk mund te hyje ne Bashkimin Evropian, Shqiperia nuk mund te behet nje komb evropian nese vazhdojne te mbahen kufizimet e vizave, kufizimet ne levizjen e personave", vleresoi Xhovani Pitella.