"Ndihme ekonomike, familjes se ish-deputetit Fatmir Xhindi"
Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, z. Dritan Prifti i eshte drejtuar me nje shkrese kryetares se Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, me ane te se ciles kerkohet qe t'i jepet ndihme ekonomike familjes se ish-deputetit te PS-se, Fatmir Xhindi i cili u nda nga jeta vetem pak muaj me pare. Ne shkresen e tij, ministri z.Dritan Prifti shpreh shqetesimin se familja e ish deputetit Xhindi eshte ne kushte te veshtira ekonomike, pasi ka nje kredi shtepie per te shlyer dhe femijet e tij jane ne vazhdim te studimeve. Per kete arsye, ministri z. Prifti ka kerkuar qe shteti t'i vije ne ndihme familjes se ish deputetit Fatmir Xhindi. I menjehershem ishte reagimi i kryetares se Kuvendit, Topalli duke iu drejtuar kryeministrit, Berisha me nje propozim, qe shlyerja e kredise se strehimit per familjen Xhindi, te behet nga ana e qeverise.