Rusia pro kërkesës palestineze
Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 19:30
I dërguari i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin, ka deklaruar se Moska do ta mbështesë kërkesën e palestinezëve për shtet.
Rusia është bashkë-sponsorizuese e procesit paqësor në Lindjen e Mesme, bashkë me OKB’në, SHBA’të dhe BE’në.
Paralelisht, Izraeli dhe SHBA kundërshtojnë kërkesën palestineze.
Shefja E BE për politikë të Jashtme, Catherine Ashton, ka pohuar se Unioni është në pritje të tekstit të rezolutës të cilën palestinezët do ta paraqesin në OKB.
“Ajo që është e qartë është se sa i përket BE’së negociatat mbeten rruga më e drejtë”, ka thënë ajo.
Ndryshe, votimi për shtetin palestinez pritet të mbahet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, më 20 shtator.